Kreu Biznes Facebook Jobs Tani Mund të Përdoret në Mbi 40 Shtete

Facebook Jobs Tani Mund të Përdoret në Mbi 40 Shtete

Facebook.Jobs do të jetë së shpejti një mundësi e mirë për të gjetur punë edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë

0
696
Vajzë e veshur me kostum profesional ne kembe me laptop ne dore dhe ne sfond emra profesionesh te ndryshme mbi sofnd te zi

Enjohur nga të gjithë personat që kërkojnë punë apo edhe që e ofrojnë atë LinkedIn është kompania më e famshme në tregun e punës në botën perëndimore. Por kohët e fundit ky treg duket se i ka interesuar edhe kompanisë tjetër të njohur të mediave sociale Facebook. Në fakt rreth 1 vit më parë, në shkurtin e vitit 2017, Facebook bëri publik platformën Facebook Jobs për tregun amerikan dhe atë kanadez. Me sa duket ky treg ka ngjallur interes në këto dy vende dhe Facebook ka vendosur ta zgjerojë bazën e përdoruesve edhe në 40 vende të tjera të botës. Ndër këta vende vlejnë të përmenden Italia, Franca, Anglia, Gjermania, Zvicra, Belgjika, Spanja, Norvegjia, Hollanda, etj.

Ku ndryshon Facebook.jobs nga LinkedIn

Ndodh shpesh që kur kërkojmë një vend pune të na thonë: hap një profil në LinkedIn pasi aty ka shumë oferta. Në fakt kjo është plotësisht e vërtetë dhe LinkedIn është lider në këtë treg. Për fat të keq kjo kompani dhe shërbimet që ajo ofron duket se i drejtohen një tregu shumë profesional ku vendet e punës që ofrohen kërkojnë një specializim të lartë. Për këtë arsye shumë persona stepen dhe pasi e vizitojnë faqen vendosin të mos hapin një profil aty apo edhe kur e hapin mos ta kontrollojnë e ta përditësojnë atë aq sa duhet. Në rastin e Facebook.Jobs duket se objektiv i kompanisë janë jo vetëm përdoruesit e specializuar, por kushdo që është i interesuar për një vend pune. Avantazhi kryesor vjen padyshim nga fakti që numri i përdoruesve të Facebook është shumë më i lartë se i atyre të LinkedIn dhe mjafton që një person të klikojë një tast të vetëm për të shprehur interesin e tij për vendin e punës që ofrohet.

Një mundësi reale për shumë shqiptarë që jetojnë në Europë, por edhe për ata që duan të emigrojnë

Shkrimi social media dhe logot e twitter, linkedin, facebook, tumblr dhe pinterestPër momentin Facebook.Jobs nuk është disponibël në gjuhën shqipe, madje edhe në 40 vendet që sapo janë shtuar ofertat janë të pakta. Padyshim që Facebook.Jobs është një mundësi e mirë për shumë nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në vende të ndryshme të botës siç mund të jenë në radhë të parë vendet europiane. E pse jo edhe për shumë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri e do të donin të emigronin? Për shembull një shqiptar që dëshiron të emigrojë në Itali mund të klikojë këtu, apo kush dëshiron të emigrojë në Gjermani mund të klikojë këtu. Këshilla jonë është që mos të dekurajoheni nga ofertat e pakta të momentit, por ta ruani këtë faqe e ta vizitoni shpesh në të ardhmen.

Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi biznesin. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.