Kompjuter macbook air ngjyre gri dhe nje mouse i bardhe mbi nje tavoline druri

Edinë të gjithë se Apple është e njohur jo vetëm për cilësinë e lartë të prodhimeve elektronike që hedh në treg, por për fat të keq edhe për çmimet e larta të tyre. E jo të gjithë kanë mundësi të pagojnë një çmim shumë më të lartë se mesatarja kur bëhet fjalë për instrumenta elektronikë. Sipas disa thashethemeve që po qarkullojnë online duket se Apple po mendon seriozisht të nxjerrë në shitje një kompjuter MacBook Air low cost. Këta kompjutera përdoren shumë nga studentët, por edhe nga personat që udhëtojnë shpesh pasi janë të lehtë e peshojnë vetëm 1,35 kg.

Powerbook, iBook dhe Macbook

Në fakt nuk është hera e parë që Apple mendon edhe për klientët e saj që kanë më pak mundësi ekonomike. Në fillim të viteve 2000 kompania e njohur me qendër në Cupertino nxorri në treg dy lloj kompjuterash me çmime më të ulëta se zakonisht. Bëhet fjalë për PowerBook për profesionistët dhe iBook për merkaton e përdoruesve okazionalë. Të dy këto modele u pritën shumë mirë nga merkatoja. Disa vite më vonë Apple bëri një revolucion tjetër pasi në vitin 2006 hodhi në merkato kompjuterat e parë me procesor Intel. Në këta kompjutera u bë e mundur që krahas me sistemin operativ MacOs Tiger të asaj kohe të instalohej edhe sistemi operativ Windows. Ky mund të quhet një ndër operacionet më të rëndësishme të Apple dhe rezultatet e shitjeve të laptopeve MacBook ishin me të vërtetë të jashtëzakonshme.

Që prej rreth 10 vitesh Apple nuk nxjerr në shitje produkte me çmime të ulëta

Logo e apple me ngjyrat e ylberit mbi sfond te bardheVitet e fundit Apple ka korrur shumë suksese me inovacionet teknologjike që të gjithë i njohim shumë mirë si iPad, iPhone, MacBook Air, Apple Watch etj. Kjo e ka larguar disi kompaninë nga ajo pjesë e merkatos që ka më pak mundësi ekonomike. Tani jo vetëm kompjuterat, por edhe tabletat dhe telefonat po fillojnë të kushtojnë rreth 1000 € dhe kjo shifër është shpesh e pamundur për tu shpenzuar nga një pjesë e mirë e merkatos. Sipas 9to5Mac duket se Apple po mendon të ulë çmimin e MacBook Air nën 999 € që është çmimi fillestar i këtij produkti sot në merkato. Kompjuterat MacBook Air low cost mendohet se do të dalin në merkato nga mesi i këtij vit dhe mund të kushtojnë rreth 900 $ në Amerikë ose 900 € në merkaton europiane.

Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi biznesin. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.