Që sot, data 7 nëntor 2017, në Itali nuk lejohet të publikohen fotot e fëmijëve në rrjetet sociale pa miratimin e të dy prindërve. Vendimi është marrë nga një gjykatë e qytetit të Mantovës dhe padyshim që do të sjellë shumë diskutime. Tema është sa delikate aq edhe e rëndësishme. Gjykatësi i gjykatës së Mantovës Mauro Bernardi i dha urdhër nënës së dy fëmijëve 1 dhe 3 vjeç e gjysëm të heqë të gjitha fotot e postuara në Facebook. Kërkesa ishte bërë nga i ati i fëmijëve pas ndarjes së çiftit.
Në vendimin e tij ndër të tjera gjykatësi tha:
Hedhja e fotove të minorenëve në rrjetet sociale përbën një sjellje të dëmshme për ta. Rreziku më i madh vjen nga shpërndarja e fotove një numri të pacaktuar personash, të njohur e të panjohur, të cilët mund të kenë edhe qëllime të dëmshme.
disa ligje tutelojnë intimitetin e fëmijës
Gjykatësi urdhëroi pra nënën që të heqë të gjitha fotot e karikuara në Facebook dhe padyshim mos të hedhë më të tjera. Ai e justifikoi këtë vendim duke u bazuar në artikullin 10 të kodit civil që tutelon imazhin e personave, por edhe në ligjin e njohur 196 të vitit 2003 që tutelon të dhënat personale. Po ashtu gjykatësi në vendimin e tij përmendi edhe Konvencionin e New Yorkut mbi të drejtat e fëmijëve dhe ligjin e Europës të vitit të kaluar mbi tutelën e minorenëve që do hyjë në fuqi në Itali në vitin e ardhshëm.
Fëmijët mund të denoncojnë prindërit
Prindërit e mij vazhdonin të postonin foto pa limit. Nuk i interesonte nëse isha në banjë apo lakuriq në krevat. Ata vazhdonin të postonin
Nuk është hera e parë që në Europë debatohet mbi shkeljen e intimitetit të fëmijëve nga ana e të rriturve në rrjetet sociale. Janë të shumta rastet që kanë bërë bujë ndër vite. Ndër ta mund të kujtojmë rastin e vajzës austriake që denoncoi prindërit e saj. Në shtator të vitit 2016, pasi mbushi 18 vjeç vajza nga Austria nuk duroi dot më që të përdorej si objekt nga prindërit e vet.

Unë do të dëshiroja që fotot e mija të kishin mbetur private dhe intime. Prindërit e mij vazhdonin të postonin pa njohur asnjë kufi – tha ajo. Duke nisur nga viti 2009 kanë postuar mbi 500 foto të mijat dhe i kanë ndarë ato me rreth 700 kontaktet e tyre.
Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi tutelën e fëmijëve. Nëse do të dish më shumë të lutemkliko këtu






