Robot asistent familjar

Robotët kanë ushtruar gjithnjë interesim e kuriozitet në imagjinatën njerëzore. Kjo falë edhe librave të panumërt fantastiko-shkencorë që janë shkruar për këtë argument. Ndërsa robotët industrialë janë të kudondodhur të paktë janë ata njerëz që kanë besuar se do të arrinin të shihnin me të vërtetë robotë në shërbim të familjeve. Me sa duket shkenca po ecën me hapa me të vërtetë gjigandë në vitet e fundit dhe kjo “ëndërr” po bëhet realitet.

E kur themi robotë nuk e kemi fjalën vetëm për fshesat e famshme si iRobot që janë në shitje prej kohësh. Flasim për robotë të vërtetë që kuptojnë me qartësi ambientin ku ndodhen dhe elementët e ndryshëm që i rrethojnë qofshin ato sende e orendi shtëpiake apo edhe njerëz. Në këtë mënyrë ata janë në gjendje të na ndihmojnë e ti binden kërkesave tona. Ne mund ti kërkojmë të na sjellin diçka si për shembull gazetën apo telekomandën e madje edhe të hapin frigoriferin e të na shërbejnë.

Roboti do të bëjë punët e shtëpisë por edhe do identifikojë situata të rrezishkme

E do të jenë padyshim të moshuarit ose personat me aftësi të kufizuara ata që kanë më shumë nevojë e do të përfitojnë të parët nga ky evolucion. Në këtë rast robotët do të jenë në gjendje edhe të kuptojnë situata të rrezikshme si për shembull kur një person bie përtokë dhe të ndërrmarrin menjëherë një veprim siç mund të jetë një telefonatë për të lajmëruar të afërmit. E gjithë kjo është e mundur pasi robotët programohen në mënyrë të tillë që të njohin si normale pozicione të trupit të njeriut si për shembull në këmbë, ulur apo shtrirë në krevat e si jo normale kur dikush është shtrirë përtokë, rrëzohet papritur, merr frymë me vështirësi ose rënkon.

Model i një roboti shërbëtorPo ashtu robotët asistentë mund edhe të regjistrojnë pozicionin e orendive dhe pajisjeve të shtëpisë sonë dhe kur ne ti kërkojmë të vënë rregull mund të vendosin në vendin e vet gjithçka. Ashtu si një fëmijë robotët do të jenë në gjendje të regjistrojnë veprimet tona të përditshme dhe ti mësojnë ato me kalimin e kohës. Falë fushës së “machine learning” dmth “makinës që mëson vetë” roboti jo vetëm do të jetë i programuar, por edhe do të mësojë gjithnjë e më shumë nga personat me të cilët jeton. Nëse ne kryejmë një veprim disa herë në mënyrë të përsëritur si për shembull kur vendosim bukën në dollap pasi mbarojmë së ngrëni edhe roboti do ta mësojë e do regjistrojë në mënyrë që ta kryejë vetë më vonë.

Njerëzimi ka imagjinuar e ka shkruar gjatë për një revolucion që është dukur gjithnjë si i pamundur. Por jo të gjithë kanë ndejtur në pritje. Shkencëtarët janë vënë në lëvizje dhe me ndihmën e teknologjise po arrijnë që këtë ëndërr ta bëjnë realitet në një periudhë kohore relativisht të shkurtër.

Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi inteligjencën artificiale. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.