Pas debateve të shumta që kanë ardhur si pasojë e vdekjes së një personi në aksidentin me makinën autonome policia e qytetit amerikan ka vendosur ta vërë videon në internet në rrjetin social Twitter. Aksidenti bëri shumë bujë pasi u bë nga një makinë pa shofer të kompanisë së taksive Uber në një eksperiment që ajo po bënte në qytetin Tempe të Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Videoja që mund të shikoni këtu poshtë përmban një aksident ku humb jetën një person e për pasojë nuk këshillohet që të shihet nga persona që impresionohen lehtësisht apo nga minorenë.
Tempe Police Vehicular Crimes Unit is actively investigating
the details of this incident that occurred on March 18th. We will provide updated information regarding the investigation once it is available. pic.twitter.com/2dVP72TziQ— Tempe Police (@TempePolice) March 21, 2018
Vijat e bardha ishin vetëm 90 metra më poshtë
Në fakt brenda makinës kishte një shofer, por nuk ishte ai që po e ngiste makinën. Siç duket qartë nga videoja persona që humbi jetën po kalonte në mes të rrugës me biçikletën për dore, por jo tek vijat e bardha. Shefja e policisë së Tempe Sylvia Moir u shpreh dje se për makinën ishte gati e pamundur ta shmangte aksidentin pasi personi i doli papritur përpara. Në fakt, shprehet shefja e policisë, do të kishte mjaftuar që zonja 49 vjeçare të kishte kaluar tek vijat e bardha që ishin vetëm 90 metra më poshtë.
Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi inteligjencën artificiale. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu















