E përse janë të famshëm motorat Harley Davidson? Për dy karakteristika kryesore: peshën dhe zhurmën që bëjnë. Madje kjo e fundit është dhe e patentuar dmth që është e regjistruar në Amerikë si një markë më vete e askujt nuk i lejohet ta kopjojë. Megjithatë vetë kompania ka vendosur që ta eliminojë e ndoshta përgjithmonë. Me sa duket do të jetë ky fati i motorit të zhurshëm që duke filluar nga viti 2019 do të dalë në treg në versionin elektrik e domethënë pa zhurmë siç janë të gjitha automjetet elektrike. E për më tepër akoma do të jetë edhe shumë më i lehtë e ndoshta edhe më i vogël në përmasa.
HARLEY DAVIDSON MIK I AMBIENTIT
Në fakt Harley Davidson ka folur që në vitin 2014 për projektin “Project LiveWire” për një motor elektrik mik të ambientit i pari i këtij lloji në sektorin e motorave. Në fakt tifozat e Harley Davidson dhe aq mirë atëherë. Ata janë mësuar me një motor të madh, të rëndë dhe të zhurmshëm. Kompania nuk bëri shumë zë, por me sa duket vendosi të vazhdonte projetin e saj për tu bërë lider i motorave elektrikë në botë. Për momentin nuk duket të ketë shumë reagime, por ka akoma kohë deri në vitin 2019.
Nuk ka shumë të dhëna të tjera për karakteristikat e motorit të ri elektrik Harley Davidson. Prototipi i Project LiveWire fliste për një motor që mund të arrinte nga 148 deri në 160 km në orë dhe me autonomi 85 km. E arrinte shpejtësinë 100 km në orë për 4 sekonda.
Sipas John Ollin, shefit të financave të Harley kompania do investojë në të ardhmen nga 25 deri në 50 milionë dollarë në vit për motorat elektrikë. Edhe Harley Davidson po i hyn kështu një ere të re, asaj elektrike, por në dallim nga shumë biznese të tjera me shumë pakënaqësi nga ana e klientëve. E nuk dihet se si do të përfundojë. Mjafton të presim nja 1 vit e gjysëm e gjithçka do qartësohet.
Nëse të interesojnë makinat dhe motorat e do të dish më shumë nga lajmet e fundit nga kjo fushë të lutem kliko këtu















