Shkrimi Amazon në mes të një karelo pazari të bardhë

Kompania e madhe e shitblerjeve në Internet godet sërish me një projekt të ri inovativ.

Bëhet fjalë për dyqanin pa kasa pra edhe pa shitësa. Kjo do të thotë edhe pa radha pasi pagesa do të bëhet automatikisht falë disa sensorave të vendosur në dyqan.

Dyqani i ri i ushqimeve të Amazon quhet Amazon Go. Për momentin nuk është një dyqan shumë i madh, diçka më pak se 170 metra katrorë (rreth 1800 këmbë katrorë) dhe ndodhet në Seattle atje ku është edhe vendlindja e kompanisë.

Por si funksionon?

Klientët hyjnë në dyqan e identifikohen me një app per tu njohur nga sistemi. Më pas fillojnë e marrin prodhimet që i interesojnë dhe dalin nga dyqani pa paguar. Në dyqan ndodhen disa sensorë që individuojnë prodhimet që marrin blerësit dhe dërgojnë llogarinë tek karta me të cilën klientët janë regjistruar në Amazon. Padyshim përfitimi kryesor për blerësit është mungesa e radhave që e bën procesin e blerjes shumë më të shpejtë.

Ky është një revolucion i vogël dhe ëndërr e shumë personave, sidomos atyre që shkojnë përditë në dyqane.

Ndoshta bëhet fjalë vetëm për hapin e parë të një sistemi akoma më të automatizuar.

Për shembull në të ardhmen Amazon mund edhe ti çojë prodhimet e blera në shtëpinë e klientëve të cilëve do i duhet vetëm të shkojnë edhe të zgjedhin prodhimet e dëshiruara. Dhe me kalimin e kohës Amazon kupton preferencat e blerësve dhe i propozon prodhimet direkt në internet pa pasur nevojë që ata të shkojnë në dyqan.

Për momentin ky shërbim është akoma në fazën e provës dhe po përdoret vetëm nga punonjësit e Amazon, ndërsa për klientët privatë mund të nisë në vitin e ardhshëm, pra në 2017ën.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.