A pple ka vendosur që për iPhone 8 që pritet të dalë në treg në vjeshtën e këtij viti ti drejtohet Samsung Electronis për prodhimin e ekraneve. Lajmi është bërë i ditur në një artikull të portalit të lajmeve të biznesit që publikon në gjuhën angleze Nikkei Asian Review.
Përse Apple ka zgjedhur Samsung
Mund të duket e çuditshme që një kompani gjigande si Apple të zgjedhë pikërisht rivalin kryesor për të një prodhuar një nga elementët bazë të telefonit të saj. Në fakt nuk bëhet fjalë për një risi.

Apple është një kompani e impenjuar kryesisht me ideime dhe dizajn ndërsa nuk i prodhon vetë pjesët e pajisjeve. Kjo edhe për faktin që kostoja e punës manuale në Amerikë do ta rriste akoma më shumë koston finale të prodhimeve të saj. Për këtë arsye, siç dihet, shumë kompani amerikane por edhe europiane i drejtohen merkatos aziatike.
Apple edhe herë të tjera ka përdorur Samsungun, LG por edhe disa kompani kineze për të prodhuar elementë të telefonave të saj. Në këtë rast është zgjedhur Samsung pasi është një kompani kolose e prodhimeve teknologjike dhe ka teknologjitë më të përparuara për të prodhuar një ekran kaq cilësor.
Disa karakteristika të iPhone 8
Portali i lajmeve aziatik ka folur edhe për disa nga karakteristikat që mendohet se mund të ketë iPhone 8 dhe në veçanëri për ekranin.

Ndër më interesantet është fakti që mund të karikohet me teknologjinë wireless dhe të jetë i papërshkueshëm nga uji. Për sa i përket ekranit do të jetë 5,2 inç i madh dhe jo 5,6 siç ishte folur më parë. Ndërkohë që ekrani jo vetëm që do të jetë OLED, por do të jetë edhe lehtësisht i harkuar. Për iPhone 8 Apple duket se po i përshtatet merkatos dhe konkurrencës që ka tashmë kohë që hedh në treg prodhime me këto karakteristika. Samsung tashmë ka një eksperiencë të mirënjohur në prodhimin e ekraneve dhe telefonave të tillë.
Apple do të nxjerrë në merkato 3 modele telefonash
Me OLED vetëm telefonat më të shtrenjtë
1000 dollarë Telefon
Ndërkohë që Apple ka porositur rreth 70 milionë ekrane OLED të lakuar Samsungu mendohet se do të prodhojë rreth 95 milionë. Në këtë mënyrë arrin të përballojë kërkesat e merkatos në rast se këto do të tejkalojnë parashikimet. Pak a shumë në njëjtën periudhë do të dalin edhe 2 modele të tjerë telefonash që ka shumë mundësi të jenë iPhone 7s e iPhone 7s Plus. Edhe këta do karikohen me teknologjinë wireless. Ekranet e tyre nuk do të jenë OLED dhe do të kenë një madhësi përkatësisht 4,7 e 5,5 inç. Ekrani OLED e rrit çmimin e iPhone 8 që do të kushtojë rreth 1000 $ ndërsa nuk është e qartë kostoja finale për iPhone 7s e iPhone 7s Plus.










