Pas lajmeve të mira të Android në fillim të prillit të këtij viti një lajm i mirë tjetër për Samsung që vjen nga Europa. Lajmi është bërë i ditur nga Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave IDC (International Data Corporation) që është kompania lider e marketingut dhe analizave të merkatos botërore.
Sipas analistëve të IDC tabletat vazhdojnë akoma të jenë të preferuar në tregun evropian.

Konsumatorët pëlqejnë më shumë tabletat me tastierë që shkëputet. Kjo kategori tabletash regjistron një rritje të shitjeve në tremujorin e parë me 5,8 % në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Sidoqoftë të gjitha llojet e tabletave kanë shitje të kënaqshme pasi edhe oferta dhe modelet janë të shumëllojshme dhe i kënaqin të gjitha kërkesat dhe mundësitë financiare të konsumatorit.
Samsung ja kalon Apple
Të dhënat e IDC janë më të shumta, por padyshim ajo që bie më shumë në sy është rritja e vazhdueshme e shitjeve të tabletave nga ana e kompanisë koreane të mirënjohur Samsung.
Samsungu zotëron 26,5 % të tregut, ndërsa Apple 21,7 %
Në tremujorin e parë të këtij viti Samsungu ka shitur 1,9 milionë tableta. Në krahasim me vitin 2016 rritja e shitjeve është me të vërtetë domethënëse: 17,9 %. Kompania konkurrente Apple ka shitur 1,5 milionë tableta, pra 400 mijë më pak se Samsung. Ndërkohë që sasia e shitjeve ka regjistruar një ulje jo pak të rëndësishme pres 11,5 % në krahasim me vitin e kaluar. Sidoqoftë Apple vazhdon të ketë disa rezultate të kënaqshme si për shembull faktin që iPad janë tabletat më të shitur ndër ata që kushtojnë më pak se 600 €.














