Sipas The Guardian Projekti Skybender ka për qëllim të ofrojë internet 5g nga drona diellorë. Thuhet se Mountain View ka filluar të eksperimentojë teknologjinë e re të “valëve milimetrike” në një bazë në Gateway Virgin Galactic në afërsi të terminalit spacial në New Mexico. Valët milimetrike besohet se arrijnë të transmetojnë të dhënat deri 40 herë më shpejt sesa sistemi LTE dhe do të mund të bëhen teknologjia që do ti japë hov internetit 5G.
Dronat e Google po përdorin në mënyre ekskluzive një hapësirë të ndërtuar për anije kozmike
Profesori i Universitetit të Uashingtonit Jacques Rudell tha për The Guardian se “valët milimetrike kanë një avantazh të madh në krahasim me ato ekzistuese të telefonave pasi lejojnë qasjen drejt një spektri të ri pasi ai ekzistues i celularëve është i mbipopulluar, i tejmbushur dhe nuk ka ku të shkohet më tej.” Problemi me transmetimet e valëve milimetrike është se ato zbehen pas një distance të shkurtër dhe për momentin nuk mund të krahasohen me shtrirjen e sinjalit të telefonave celularë. Ky me sa duket është problemi që është duke u përpjekur për të zgjidhur Google.
Për të strehuar dronat dhe avionët që i mbështesin, Google është duke përdorur përkohësisht një hapësirë prej 15.000 këmbë katrore (rreth 1400 metra kuadratë) të disa hangarëve në “Gateway to Space”, një hapësirë e projektuar nga Norman Foster për anije kozmike.














