Kreu Biznes 1 Miliardë Përdorues të Yahoo të Sulmuar

1 Miliardë Përdorues të Yahoo të Sulmuar

Në sulmin a hackerave që pësoi në vitin 2013 janë goditur mbi 1 miliardë përdorues - pranon Yahoo

0
712
Y e Yahoo mbi sfond lejla

Sipas kompanisë së Internetit sulmi për të cilit bëhet fjalë nuk është ai i vitit 2014 ku u goditën rreth 500 milionë përdorues, por bëhet fjalë për një sulm akoma më të fuqishëm ku janë vjedhur fjalëkalime, adresa e-maili, numra telefoni, por për fat të mirë nuk duket se ka pasur vjedhje të numrave të kartave të kreditit apo të llogarive bankare.

Kohët e fundit është folur shpesh për Yahoo pasi janë bërë disa tentativa për ta shitur por edhe për ta blerë kompaninë. Aktualisht duket se kompania e fuqishme e telekomunikacioneve Verizon po diskuton për blerjen e Yahoo. Episodet e fundit të sigurisë, por edhe probleme të ndryshme mbi menaxhimin e kompanisë, padyshim që nuk do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e bisedimeve dhe do të kenë efekte negative mbi çmimin final të blerjes.

Kur dhe Si

Hyrja e hackerave në të dhënat e klientave nëpërmjet Yahoo mendohet se ka ndodhur në gusht të vitit 2013, por zbulimi është bërë në 22 shtator të këtij viti, pra vetëm 3 vjet më parë. E ndoshta nuk do të ishte zbuluar nëse nuk do të kishin filluar hetimet për një tjetër vjedhje të dhënash që kompania dhe përdoruesit e saj pësuan në vitin 2014. Mos të harrojmë që edhe kjo e fundit u tregua në publik nga Yahoo vetëm këtë vit.

Shifra që tregojnë një situatë me të vërtetë alarmante

Shifra e 1 miliardë përdoruesve të goditur nga sulmi duket si e paimagjinueshme. Sipas ekspertave ky është sulmi më i madh i një kompanie të internetit i dëgjuar deri më sot. Nëse kemi parasysh që, sipas kompanisë, sot përdoruesit e Yahoo në muaj janë diçka më shumë se 1 miliardë atëherë kjo do tregon se gati të gjithë janë goditur nga ky sulm, pra në mes të tyre mund të jesh edhe ti.

A ka ndonjë zgjidhje e si duhet të sillemi?

Këshilla kryesore ngelet, padyshim, po e njëjta. Hapi i parë në këto raste është të hyjmë menjëherë tek llogaria jonë në Yahoo e të ndryshojmë fjalëkalimin, por jo vetëm kaq. Do të ishte mirë që të ndryshojmë edhe pyetjen e sigurisë. Megjithëse kanë kaluar 3 vjet nga momenti që ka ndodhur ngjarja nuk është kurrë vonë.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.