Kompania kaliforniane Apple duket se ka nisur një projekt për të bërë të mundur që aplikimet që përdoren në iOS të mund të mund të përdoren edhe në macOS pra në Mac, MacBook, iMac etj. Lajmi nuk është konfirmuar akoma nga Apple, por për të po flitet prej disa javësh. I fundit që flet me siguri për këtë risi është gazetari Mark Gurman i portalit Bloomberg. Sipas tij kjo risi e rëndësishme do të fillojë të përdoret brenda këtij viti, madje ka mundësi edhe brenda verës.
Pajisjet e Apple afrohen akoma më shumë
Nuk ka akoma shumë informacione për mënyrën sesi do të funksiojnë ky sistem i ri e si do të bëhet e mundur gjithçka. Sidoqoftë është interesant fakti që vetë Apple ka filluar të njohë njëfarë konvergjence midis pajisjeve që prodhone nxjerr në shitje. Kuptohet që nuk flitet për një konvergjencë totale dhe çdo lloj pajisje do të ruaje veçoritë e veta. Një ndër problemet kryesore që hasin projektuesit e sistemit Marzipan mund të jetë për shembull mënyra e përdorimit të ekranit touch të iPhone ose iPad. Deri më sot të gjithë kompjuterat Mac në shitje nuk kanë një ekran touch e egziston vetëm MacBook Pro me Touch Bar. Pra zgjidhja për momentin mund të jetë përdorimi i mouse ose i trackpad.















