Kreu Biznes Facebook Nuk Pëlqehet Më Nga Të Rinjtë

Facebook Nuk Pëlqehet Më Nga Të Rinjtë

Shumë të rinj në Amerikë mendojnë se rrjeti social Facebook është për të vjetrit e nuk kanë asnjë interes për të

0
808
Foto nga rrjetet sociale dhe logo te facebook, googleplus, pinterest, twitter, linkedin e youtube

Shoqëria e marketingut eMarketer ka publikuar disa të dhëna shumë interesante për sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale nga të rinjtë në Amerikë. Bie në sy sidomos rënia e numrit të përdoruesve të rrjetit social më të përdorur në botë Facebook. Sipas eMarketer rënia e numrit të përdoruesve të rinj i ka kaluar parashikimet. Në fakt për vitin 2017 eMarketer kishte parashikuar një rënie prej 3,4 % në grupmoshën 12-17 vjeç kurse rënia reale mendohet të jetë 9,9 % pra gati trefishi. Një rezultat me të vërtetë shumë negativ për kompaninë e themeluar nga Mark Zuckerberg.

34 % e të rinjve thonë se Facebook është për të moshuarit

Konkurrenca për të rinjtë është shumë e fortë në rrjet. Adoleshentët janë shumë të kërkuar nga kompanitë e internetit dhe të teknologjisë për disa arsye. Ata e përdorin teknologjinë më shumë orë në ditë, janë të interesuar më shumë për risitë në fushën e teknologjisë dhe padyshim janë edhe një investim për të ardhmen. Në këtë fushë duket se Facebook po humb shumë pikë. Facebook në fakt është në vendin e dytë për përdorim nga grupmosha 12-17 vjeç menjëherë pas YouTube. Në vendin e tretë është Instagram, por të dyja këto kompani ndjejnë nga afër konkurrencën e Snapchat e Twitter që në vitet e fundit kanë regjistruar rritje serioze.

Është interesant fakti se shumë nga adoleshentët e intervistuar mendojnë tashmë se Facebook dhe Pinterest janë për të moshuarit e ata preferojnë rrjete sociale më dinamike si Snapchat, Twitter e Instagram  

Te rinj duke perdorur smartphone e duke bere selfie me logon e facebook ne sfondKjo nuk do të thotë se gjithçka po shkon keq. Numri i përdoruesve të Facebook vazhdon të jetë në rritje kudo në botë. Në Amerikë për shembull llogaritet se  këtë vit do të ketë rreth 1 % rritje në krahasim me vitin e kaluar. Ajo që shqetëson është ulja e përdoruesve adoleshentë. Nga ana tjetër edhe polemikat e shumta mbi përdorimin e Facebook nga fëmijët nuk janë pozitive. eMarketer vë në dukje se shumë nga të rinjtë kanë humbur interesin kundrejt Facebook pasi e konsiderojnë një rrjet social për më të vjetrit. Këtë vit mendohet se Facebook do të humbë rreth 2 milionë të rinj nën moshën 24 vjeç. Shumë prej tyre do të spostohen drejt rrjeteve të tjera sociale si Instagram që do të shtojë rreth 1,6 milionë përdorues. E ndoshta ky është një lajm pozitiv për Facebook pasi edhe Instagram është pronë e Mark Zuckerberg. Por nga ana tjetër konkurrenti direkt Snapchat do e rrisë numrin e përdoruesve të rinj me rreth 1,9 milionë.


Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi biznesin. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.