Facebook sapo bëri publik numrin e llogarive të fshira në tremujorin e parë të këtij viti. Numrat janë me të vërtetë mbresëlënës. Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2019 Facebook ka fshirë 2,19 miliardë llogari. Po të kemi parasysh që popullsia e botës ka arritur rreth 7,5 miliardë kjo do të thotë që janë fshirë më shumë se çereku i popullsisë së botës. Me këtë ritëm në fund të vitit 2019 Facebook do të ketë fshirë më shumë llogari se sa është popullsia botërore aktualisht.
2,19 miliardë llogari facebook të fshira në 3 muajt e parë të 2019
Në tremujorin e fundit të vitit 2018 Facebook nuk ka fshirë as gjysmën e llogarive që janë fshirë në 3 muajt e parë të 2019. Ky numër përkon pak a shumë edhe me numrin e llogarive që janë aktualisht aktive në facebook dhe që përdoren pra gati çdo ditë. Sipas Facebook gati 5 % e llogarive të fshira nuk janë reale, pra bëhet fjalë për llogari të krijuara në mënyrë automatike me ndihmën e teknologjisë dhe jo direkt nga dora e njeriut. Për Facebook kjo është shqetësuese pasi do të thotë që është akoma e mundur të tejkalohen filtrat e sigurisë.
95 % e llogarive false janë hequr nga algoritmat e inteligjencës artificiale
Duket se po fuksionojnë mirë algoritmat e inteligjencës artificiale të krijuara nga Facebook që kanë arritur të zbulojnë 95 % të llogarive fallso. Ngelen një problem i madh llogaritë me mesazhe urrejte e raciste. Vetëm 65 % e tyre arrin të hiqen në kohë, pra të parandalohet mesazhi negativ. Kjo do të thotë që 35 % hiqen, por tashmë kur është bërë dëmi dhe ka më pak vlerë aksioni ndalues.
Këtu numra tregojnë se Facebook ka filluar të impenjohet seriozisht në një tematikë për të cilën është kritikuar vazhdimisht vitet e fundit.
Nëse të interesojnë artikuj të tjerë me të reja nga rrjetet sociale të lutem kliko këtu















