Kreu Mobile Apps Leter e Hapur Facebook: Mbyll Messenger Kids

Leter e Hapur Facebook: Mbyll Messenger Kids

Kërkesa për të mbyllur Messenger Kids i është bërë Facebook nga një grup pediatrësh, avkatësh të specializuar në të drejtat e fëmijëve dhe edukatorë.

0
647
Logo e messenger kids te facebook per femijet

I është drejtuar Mark Zuckerberg, themeluesit dhe drejtuesit të rrjetit social Facebook letra e firmosur nga mbi 100 individë, shoqata e organizata. Aplikimi Messenger Kids i lançuar nga Facebook me idenë për të ndihmuar fëmijët nën moshën 13 vjeç për të ndejtur në kontakt me të afërmit e miqtë është i dëmshëm. Është kjo akuza që i bëhet rrjetit social më të madh në botë.

Messenger Kids facebook_Prinder me nje femije ne mesNë fakt, si kemi folur edhe këtu më parë, përdorimi i instrumentave teknologjikë konsiderohet i dëmshëm për fëmjët. Por në këtë rast shtohet edhe fakti që bëhet fjalë për përdorimin e një rrjeti social. Nuk është hera e parë që diskutohet edhe mbi dëmin që mund ti sjellin rrjetet sociale fëmijëve. Sean Parker, një ish drejtues i lartë i Facebook, e ka kritikuar kompaninë për efektet negetive që përdorimi i rrjetit social ka mbi fëmijët.

Të VEGJËLIT NUK JANË GATI pËr tË pËrdorur rrjetet sociale

Megjithëse Facebook pretendon se aplikimi nuk mund të përdoret pa tutelën e kontrollin e prindërve shumë kërkime shkencore tregojnë se përdorimi do të dëmtojë rritjen e shëndetshme të fëmijëve. Në letër flitet edhe për rreziqet që vijnë në përgjithësi nga përdorimi i rrjeteve sociale, pra edhe për të rriturit. Për shembull kujtohen skandalet e shumta në rrjetet sociale të vitit 2017 si fakti që asnjë rrjet social nuk arriti të limitojë lajmet e rreme ose siç quhen në gjuhën orgjinale “fake news”. Po ashtu Facebook lejon vendosjen e reklamave që i drejtohen fëmijëve që siç dihet janë më të influencueshëm ose dhe fakti që në Facebook mund të shkruhen mesazhe raciste dhe anti semite pa u kontrolluar e ndaluar në kohë.

Facebook u përgjigj menjëherë me anë të përgjegjëses për sigurinë Antigone Davis duke vënë në dukje që kompania u këshillua dhe bashkëpunoi me ekspertë të fëmijëve për ta bërë aplikimin Messenger Kids sa më të sigurt.

Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi tutelën e fëmijëve. Nëse do të dish më shumë të lutemkliko këtu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.