Kreu Biznes Të Ardhurat Marramendëse të Facebook

Të Ardhurat Marramendëse të Facebook

Numri i përdoruesve të Facebook është rritur në vitin 2015 me 17% në krahasim me numrin e përdoruesve të vitit të mëparshëm

0
1090
facebook-kursori-i-mouse

Sipas të dhënave të kompanisë Facebook-u vitin e kaluar u përdor nga rreth 1,04 miliardë persona në botë. Nga këta 934 milionë persona përdorin smartphone dhe tablet për të hyrë në faqen e rrjetit social më të famshëm dhe të përhapur në botë. Kjo do të thotë që 90 përqind e përdoruesve të Facebook e përdorin atë nga telefona dhe tablet.

Rritja e numrit të përdoruesve reflektohet edhe tek arritjet ekonomike të kompanisë. Gjatë vitit që sapo lamë pas të ardhurat e kompanisë janë rritur me 44 % në krahasim me vitin 2014. Vetëm në tremujorin e fundit të 2015 të ardhurat janë rritur me 25%. E lartë ngelet gjithashtu edhe përqindja e fitimit mbi të ardhurat. Po të mendosh se në vitin 2015 kompania ka faturuar 17,93 miliardë dollarë dhe nga këto 3,69 miliardë janë fitime domethënë 20.6 %.

Kompania Facebook arrin të faturojë në një vit më shumë sesa e gjithë Shqipëria.

Shifra me të vërtetë marramendëse. Sipas Bankës Botërore Prodhimi i Shqipërisë në vitin 2014 ka qenë 13,21 miliardë dollarë. Nuk i kemi akoma të dhënat e vitit 2015, por një gjë është e sigurt. Në vitin 2015 Feisbuku ka faturar mbi 30 % më shumë se e gjithë ekonomia e vendit tonë.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.