Kompjuteri me i vogel ne bote i ibm ngjyre e zeza me drita te vogla te bardha mbi nje gisht

Eardhmja e kompjuterave po shkruhet nga IBM, kompania e njohur amerikane në fushën e teknologjisë. Bëhet fjalë vetëm për një kompjuter që ka përmasa mikroskopike dhe fuqinë e një kompjuteri të viteve ’90. Duket si fantazi, por sipas ekspertëve të IBM brenda kësaj pajisje ka me qindra mijëra transitorë dhe ky kompjuter do të fillojë të prodhohet së shpejti. Projekti është prezantuar në konferencën IBM Think 2018.

Kostoja do të jetë vetëm 10 qindarka

Ajo që bën akoma më interesant këtë prototip është kostoja e prodhimit. Pasi projekti të jetë konsoliduar do të fillojë prodhimi dhe kostoja do të arrijë jo më shumë se 10 qindarka. Për momentin ky kompjuter do të përdoret si burim i të dhënave për aplikimet e blockchain, teknologjisë që është bërë e njohur pasi përdoret nga kriptovaluta Bitcoin. Kompjuteri mund të kryejë veprime të ndërlikuara dhe të përdoret në fushën e inteligjencës artificiale si për shembull në monitorimin e shumë proceseve.

Sipas IBM brenda 5 vjetësh ky kompjuter do të jetë i përhapur në shumë fusha

Nje guacke mbi rereNdërsa për momentin mendohet të përdoret si një pjesë e pajisjeve të ndryshme elektronike në të ardhmen nuk është çudi që të zëvendësojë vetë kompjuterat që ne përdorim në jetën e përditshme. Sido që të jetë efektet do të jenë interesante sidomos në përmasat e shumë pajisjeve që përdorim në jetën e përditshme përfshi këtu telefonat dhe tabletat. 

Nëse të interesojnë artikuj të tjerë me kuriozitete nga bota e shkencës dhe teknologjisë të lutem kliko këtu

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.