A do të zëvendësojnë robotët fuqinë punëtore në të ardhmen? Nëse bëjmë një kërkim të thjeshtë në Google kjo temë është ndër më të debatuarat e vitit që sapo lamë pas. Deklaratat dhe studimet janë të panumërta. Institute kërkimesh, universitete, gazeta e revista të specializuara kanë lëshuar alarmin. Por jo vetëm kaq. Për këtë argument kanë shkruar e lëshuar deklarata edhe biznesmenë të njohur dhe politikanë. Li
deri i Partisë Laburiste Angleze Jeremy COrbyn, për shembull, deklaroi në shtator të vitit 2017: “Duhet të ballafaqohemi sa më parë me sfidën e automatizimit dhe të robotëve, ata mund ti bëjnë shumë nga punët bashkëkohere të tepërta“. Në një fjalim të vitit 2016 presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim deklaroi se automatizimi rrezikon të zëvendësojë 69 % të punëve në Indi, 77 % në Kinë dhe deri në 85 % në Etiopi. Ajo që kanë të përbashkët këto vende është numri i lartë i vendeve të punës që nuk kërkojnë një specializim. Pra duket qartë se automatizimi dhe robotët do të zëvendësojnë në radhë të parë punëtorët e vendeve me një nivel të ulët të arsimimit, specializimit dhe padyshim edhe ekonomik.
Profesionet që do të Humbin më Shumë vende Pune
Në një studim të dhjetorit të vitit 2017 kompania e konsulencave McKinsey lëshoi alarmin se brenda vitit 2030 në botë do të humbiten rreth 800 milionë vende pune. Studimi ka marrë parasysh rreth 800 profesione të ndryshme nga sektorë të ndryshëm. Profesionet më të rrezikuara janë punët fizike, ato në administrata, në fast-food, operatorët e makinave dhe punëtorët që merren me mbledhjen dhe elaborimin e të dhënave.
Punët që kërkojnë më pak specializim do jenë më të rrezikuara
Nga ana tjetër profesionet që kanë të bëjnë më shumë me çështjet sociale, me bashkëpunimin ndërmjet njerëzve, që kërkojnë kreativitet e fantazi janë ndër punët që nuk do i ndjejnë shumë efektet e automatizimit. Nuk do të kenë humbje profesionet si kopshtar, infermiere dhe të gjithë ata që kujdesen për të moshuarit dhe fëmijët. Po ashtu edhe profesionet drejtuese dhe që kërkojnë vendimmarrje si menaxhimi, edukimi, shëndetësia, etj nuk do kenë ulje madje do të rrisin numrin e të punësuarve. Të gjithë këtyre duhet ti shtojmë padyshim edhe vendet e reja të punës që do krijohen në fushën e teknologjisë.
Edhe vendet e zhvilluara duhet të investojnë në kapitalin njerëzor në mënyrë që të përgatisin punëtorë për profesione të reja që do të hapen. Nga 75 deri në 375 milionë punëtorëve mund ti duhet të ndryshojnë profesion
Një aspekt tjetër i rëndësishëm që vihet në dukje nga studimi është edhe rritja numrit të personave që do të duhen të mësojnë profesione të reja. E kjo do të jetë masive në vitet që vijnë e jo vetëm në vendet më pak të zhvilluara si India apo Kina që do të duhet të zëvendësojë rreth 100 milionë vende pune. Edhe vendet me nivel ekonomik të lartë si Gjermania, Amerika apo Japonia do të përballen me një numër të lartë të punëtorësh që do i duhet të ndryshojnë profesion.
Aspekte Pozitive të Automatizimit
Automatizimi dhe zevëndësimi i i shumë vendeve dhe proceve të punës nga robotët do të ketë padyshim shumë aspekte pozitive. Mos të harrojmë që cilësia e jetesës në shekullin e fundit është rritur në mënyrë të dukshme dhe kjo falë zhvillimeve të shpejta teknologjike. Përmirësimi i cilësisë së jetesës falë zhvillimit ekonomik do të sjellë edhe një rritje të dukshme të moshës mesatare dhe si pasojë edhe të nevojës për kujdes shëndetësor dhe për asistencë për të moshuarit. Siç e thamë më lart në këtë fushë do të ketë një rritje të dukshme
të vendeve të punës.
Nga ana tjetër automatizimi ka qenë gjithnjë motor i rritjes së produktivitetit dhe pasojat pozitive do të jenë të dukshme në akoma më shumë sektorë të ekonomisë. Legjislatorët dhe bizneset do të fillojnë ti përshtaten ndryshimeve që do sjellë automatizimi dhe ndoshta do të vendosin për të ulur orët e punës javore. Ky nuk është vetëm një parashikim, por diçka që ka filluar të ndodhë në disa vende skandinave. Jo më kot përgjegjësi ekonomik i Google Hal Varian ka deklaruar atë që tashmë quhet Rregulli i Varian:
Një mënyrë e thjeshtë për të parashikuar të ardhmen është të shohimm çfarë kanë njerëzit e pasur sot: njerëzit me të ardhura të mesme do të kenë diçka të ngjashme në 10 vjet dhe njerëzit e varfër do ta kenë atë një dekadë më pas.
Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi inteligjencën artificiale. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu














