Tunel i gjate ngjyre gir me tavan te zi

Lëviz me shumë shpejtësi projekti i The Boring Company për krijimin e një tuneli nën qytetin e Los Angeles në Amerikë. Vetëm para dy vitesh pronari i kësaj kompanie, multimiliarderi Elon Musk, shprehte shqetësimin për trafikun gjithnjë të bllokuar në qytete. Shqetësimin e ndoqën faktet dhe puna për ti dhënë një zgjidhje. Biznesmeni i njohur për idetë e tij futuriste filloi të ndërtojë një tunel për kalimin e mjeteve publike dhe private. Dje Elon Musk bëri të ditur në Instagram se projekti është në përfundim e sipër.

Në mesazhin e tij Elon Musk njofton se ngelet vetëm të aprovohen rregulloret ligjore dhe kompania do fillojë të ofrojë shërbimet e saj. Si fillim, për disa muaj, do të ofrohen udhëtime falas për publikun në mënyrë që shërbimi i transportit të mund të testohet. Elon Musk premton se shërbimi nëntokësor do të jetë më i lirë sesa shërbimet publike të autobuzave, taksive apo mjeteve të tjera publike në përdorim sot.

Sistemi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që ti japë prioritet këmbësorëve dhe çiklistave, por do të mund të përdoret edhe nga makinat dhe mjete të tjera të transportit kundrejt një pagese. Ky sistem do të revolucionojë me të vërtetë sistemin e transportit dhe siç bën të ditur dhe vetë pronari i The Boring Company kompania po punon për projekte të ngjashme dhe në qytete të tjera të Amerikës. Tashmë kanë filluar punimet për një tunel midis DC e New York dhe së shpejti do fillojnë dhe për të lidhur Los Angeles me San Francisco.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.