Logo e kompanise kineze Alibaba

Enjohin të gjithë si një kompani të madhe kineze të shitjeve online dhe konkurrente e Amazon. Jo gjithkush ama e di se kompania e themeluar gati 20 vjet më parë nga Jack Ma është edhe kompania më e madhe në botë e shitjeve online. Dhe po ashtu si Amazon të gjithë mendojmë se biznesi i kësaj kompanie është i përqendruar në shitjet online. E pra, edhe AliBaba, po ashtu si Amazon vendos të investojë në dyqanet fizikë. Kompania ka blerë jo vetëm në Kinë, por edhe në Amerikë.

10 miliardë dollarë investime

E po në të njëjtën mënyrë si Amazon edhe AliBaba vendos të hyjë në dyqanet fizikë duke blerë biznese të tjera. Të blesh biznese e dyqane të tjera është tashmë një zakon që jemi mësuar ta shohim shpesh me gjigandët e webit si Google, Apple, Facebook, Twitter, LinkedIn etj etj.

Blerjet e AliBabës janë të shumta dhe kapin vlerën e 10 miliardë dollarëve. Si fillim kompania bleu 15% të aksioneve (rreth 860 milionë $) të Easyhome, një kompani e specializuar në shitjen e mobiljeve. Pastaj AliBaba ka vendosur të investojë rreth 486 milionë dollarë në blerjen e 38% të aksioneve të një tjetër kompanie kineze të specializuar në big data. Megjithëse në këtë rast nuk bëhet fjalë për një dyqan fizik blerja është padyshim më interesantja. Big Data janë të dhënat dhe statistikat mbi blerjet nga ana e konsumatorëve. Duke pasur këto informacione bizneset janë të gjendje të kuptojnë më mirë konsumatorët dhe të bëjnë oferta që qëllojnë në shenjë dëshirat e blerësve.

Blerjet në Amerikë ndoshta kanë filluar të shqetësojnë edhe Amazon

Dyqani online i AmazonNdërkohë që bëjnë përshtypje dy operacione të tjera të AliBabës. Së pari sikurse Amazon që bleu kompaninë e supermekateve Whole Food edhe kompania kineze ka blerë grupin Sun Art Retail për rreth 3 miliardë dollarë. Por ajo që ndoshta shqetëson më shumë Amazon janë thashethemet mbi një marrveshje me gjigandin e shitjeve Kroger, kompanisë së dytë për nga numri i punonjësve në Amerikë.

Edhe njëherë kompanitë e lindura dekadat e fundit falë zhvillimit të teknologjisë vazhdojnë të blejnë e të investojnë në biznese që nuk janë tamam në sektorin e tyre kryesor të zhvillimit.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.