Para disa ditësh u duk sikur telefoni tablet Samsung Galaxy Note 7 do të tërhiqej përfundimisht nga merkatoja pasi së shpejti del në shitje Galaxy S8. Por në një komunikatë zyrtare të bërë dje kompania tregoi se nuk ka aspak ndërmend të ndërmarrë një hap të tillë. Sigurisht bëhet fjalë për telefonat që janë prodhuar tashmë e jo për të prodhuar telefona të rinj.
Është mbrojta e ambientit arsyeja e kthimit të Galaxy Note 7 në merkato
Me sa duket arsyeja kryesore që e detyroi kompaninë të ndërrojë mendje është mbrojtja e ambientit. Samsungu u kritikua shumë për mënyrën sesi i tërhoqi telefonat nga merkatoja dhe për faktin që nuk kishte një strategji për të ricikluar. Madje në një rast aktivistët e Greenpeace ndërprenë prezantimin e Galaxy Tab 3. Kompania e mirënjëhur u detyrua kështu të ndërmarrë disa hapa për të tuteluar ambientin, por edhe imazhin e saj.
Do të jenë 3 mënyrat bazë për të ricikluar telefonin Samsung
Në komunikatën zyrtare kompania sqaron se vetëm një pjesë e telefonave do të kthehen në merkato dhe ata vetëm në formën e “rinovuar” dhe jo si telefona të rinj. Disa Note 7 të tjerë do të jepen me qera në vendet ku lejohet. Legjislacionet e shumë vende nuk e parashikojnë këtë lloj ripërdorimi.
Rruga e dytë do të jetë ajo e riciklimit të pjesëve të telefonave për ti përdorur në telefona ose instrumenta të tjerë.
Pjesët që do të mbeten, sidomos ato më të rrezikshmet, do të nxirren nga telefonat e riciklohen me mënyra që respektojnë ambientin. Disa pjesë si për shembull semikondutorët dhe kamerat do të hiqen nga kompani të specializuara që mund ti ripërdorin për teste specifike.
Së fundmi nuk duhet harruar që telefonat kanë edhe metale të çmuara siç janë bakri, nikeli, argjendi dhe ari. Edhe këto pjesë do të nxirren me metoda të avancuara nga shoqëri të specializuara.










