Quhet Neuralink kompania e themeluar nga sipërmarrësi amerikan për të prodhuar ndërfaqje njeri-makinë. Elon Musk është i njohur si miliarderi amerikan pronar i kompanisë Tesla dhe SpaceX. Tesla është kompania që prodhon makina elektrike ndërsa SpaceX është një kompani aerospaciale që prodhon raketa për të çuar njeriun në hapësirë.
Teknologjia e Neuralink
Teknologjia do të ndikojë mbi memorjen dhe disa sëmundje si depresioni, parkinsoni dhe epilepsia
Sipas Wall Street Journal kompania e Musk do të prodhojë disa elektroda të vogla që do të vendosen në trurin e njeriut në mënyrë që shkarkojnë dhe të ngarkojnë mendimet. Teknologjia që quhet neural lace technology (teknologjia që lidh neuronet) mendohet se do të përmirësojë funksionet konjitive të njerëzve. Në këtë mënyrë mund të eksplorojë dhe lehtësojë disa sëmundje si për shembull depresionin, epilepsinë dhe parkinsonin. Elon Musk thotë gjithashtu se në të ardhmen mund të përmirësojë memorien dhe të krijojë kushtet që të personat të kenë një lidhje direkte me intrumentat informatikë.
Njeriu dhe kompjuterat mund të bëhen një i vetëm

Në shkurt të këtij viti miliarderi i suksesshëm deklaroi në një takin në Dubai se “në të ardhmen intelligjenca biologjike dhe ajo artificiale mund të shkrihen”. Instrumenti ose elektroda e instaluar në trurin e njeriut padyshim që është një kompjuter. Një ndër funksionet e tij është që drejtojë shumë nga veprimet që një person bën në jetën e përditshme. Kështu njeriu nuk do të ketë më nevojë për ato që quhen pajisjet e input siç janë mouse, tastiera, etj pasi aksionet transmetohen direkt nga truri.
Elektrodat në tru nuk janë diçka e re
Në mjekësi përdoren prej kohësh elektrodat në tru si për shembull për të lehtësuar efektet a parkinsonit, epilepsisë, etj. Ndryshimi në këtë rast është që kjo lloj teknologjie mund të përdoren edhe në fusha të tjera. Mos të harrojmë se Elon Musk është një biznesmen dhe si i tillë ai ka interesa që shkojnë përtej mjekësisë. Ndërkohë që edhe kompani të tjera po punojnë prej kohësh në këtë drejtim. Kompania Kernel me bazë në Silicon Valley po punon në një projekt të ngjashëm. Shkencëtarët e kompanisë po mundohen të krijojnë instrumenta që vihen në trurin e pacientëve me sëmunde degjenerative në mënyrë që të ndalojnë efektet negative.
Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi inteligjencën artificiale. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu















