Molla e sulmuar e apple me ngjyrë të zezë

Hakerat e vetëquajtuar Familja Kriminele Turke mbajnë “peng” kompaninë e mirënjohur Apple

Para disa ditësh një grup hakerash që e quan veten Familja Kriminele Turke (Turkish Crime Family) pretendoi se kishte në dorë detajet e rreth 300 milionë llogarive iCloud e iPhone dhe mund të arrinin deri në 750 milionë në ditët në vazhdim. Por Apple siguroi se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori dhe serverat e tyre janë më të sigurt se asnjëherë.

Si fillim u fol se hakerat kërkuan 75000 dollarë

Twitteri i gjobës së Familjes Kriminele Turke

Shifra e përfolur nuk duket ti ketë kënaqur hakerat që kërkojnë 10 herë më shumë për “punën” e tyre. Në datën 22 mars ata lëshuan një seri twiterash. Sipas tyre shifra e 75000 dollarëve ishte shkruar gabim nga një pjesëtar i grupit. Siç duket qartë më sipër shifra e 75000 dollarëve është korigjuar dhe me sa duket është shumë më e lartë. Hackerat nuk e kanë shkruar sesa është kjo shifër, por thuhet se shifra e kërkuar është të paktën 700 mijë dollarë.

Apple mundohet të sigurojë përdoruesit

Ndërkohë Apple lëshoi një deklaratë ku siguron klientat se nuk ekziston asnjë problem sigurie me llogaritë e saj. Nga 750 milionë llogari të klientave tanë – thotë kompania – ne kemi kontrolluar rreth 250 milione dhe po vazhdojmë të skanojmë edhe të tjerët. Për momentin nuk kemi hasur në asnjë problem. E themi këtë sepse duam të sigurojmë klientat tanë – shton zëdhënësi i Apple.

627 milionë llogari në rrezik

kredencialet e vjedhuara të llogarive apple gjithnjë në rritje

Nuk vonon përgjigja përsëri në Twitter e grupit të hakerave. Sipas tyre në ditët e fundit numri i llogarive të korruptuara ka arritur nga 519 milionë deri në 627 milionë dhe vazhdon të rritet.

Në datën 7 prill mendohet se do fillojë “sulmi”

Turkish Crime Family kërcënimi
Hakerat thonë që kanë “në dorë” këtë numër marramendës llogarish dhe fjalëkalimesh që janë përgjithësisht “mac.com”, “icloud.com” dhe “me.com”. Nëse vendosin të “sulmojnë” mund ti resetojnë të gjitha llogaritë dhe Apple do të duhet të ballafaqohet më ankesat e të gjithë përdoruesve.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.