Kreu Internet Hakeri Rus Dënohet me 27 Vjet Burg

Hakeri Rus Dënohet me 27 Vjet Burg

Hakeri rus ka marrë dënimin më të lartë të të gjitha kohërave të dhënë nga një gjykatë amerikane për krimin informatik. Mendohet se ka arritur të krakojë rreth 3 milionë karta krediti.

0
1175
Haker në sfond të zi me kapele dhe syze të zeza

Quhet Roman Seleznev hakeri rus që mori sot një dënim shembullor në Amerikë. Ai u dënua me 27 vjet burg që është dënimi më i madh i dhënë deri më sot për një krim informatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria amerikane kërkoi 30 vjet burg dhe e argumentoi këtë kërkesë kaq të rëndë me motivacionin:

“Seleznev u bë një pioner i vjedhjes së kartave të kreditit dhe një pikë referimi për hajdutët e POS në gjithë botën.”

Qindra milionë dollarë dëme

170 milione dollarë humbje

Hakeri me pseudonimin Track 2 i solli jo pak dhimbje koke shumë individëve dhe firmave amerikane kudo në botë. Mendohet se ai vodhi të dhënat e nga 1,7 deri në 2 milionë kartave të kreditit. Dëmet mendohet se kanë qenë të paktën 170 milionë dollarë. Sipas New York Times Roman Seleznev me veprimet e tij dëmtoi rreth 3700 institute financiarë dhe 500 biznese në botë ndër të tjerët shumë restorante në zonën e Seattle në Amerikë ku edhe u dënua. Ndërkohë ai do të procedohet penalisht edhe në disa shtete të tjera amerikane si Nevada dhe Gerogia ku mund të marrë dënime shtesë.

Dhjetë vjet për ta kapur

Kriminelët e informatikës rusë janë bërë shumë problem kudo në botë. Shpesh herë ata mbrohen nga shteti rus dhe nuk i dorëzohen drejtësive të shteteve të tjera edhe kur për ta ka prova të padiskutueshme. Për sa kohë kriminelët e kibernetikës nuk bëjnë veprime që dëmtojnë shtetin rus ata lihen të veprojnë të lirë. Si shkëmbim për imunitetin i kërkohet që të bashkëpunojnë me shërbimet sekrete ruse.

Haker i mbuluar me kapuç në errësirë
Kriminel i kibernetikës

Ndërkohë që kërkohej nga drejtësia amerikane hakeri rus bënte një jetë lukzoze dhe shëtiste në vende të ndryshme të botës. Megjithatë ai tregohej i kujdesshëm dhe nuk shkonte në shtete që kanë marrveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rasti për ta kapur u krijua kur shërbimet sekrete amerikane mësuan se krimineli rus po planifikonte një udhëtim në Maldive me të dashurën e vet. Megjithëse Maldivet nuk kanë një marrveshje ekstradimi me Amerikën zyrtarët amerikanë bindën zyrtarët vendas për ti dorëzuar të shumëkërkuarin. Ditën që arriti në Maldive Seleznev ju dorëzua spiunëve amerikanë të cilët e shoqëruan me një jet privat në zonën amerikane të Guamit dhe prej aty në një burg të Washingtonit.

Pendimi i vonshëm i hakerit

Situata u ndërlikua më shumë edhe nga fakti që hakeri është djali i një zyrtari të lartë rus. Babai i tij quhet Valery Seleznev dhe është pjesëtar i Dumës dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Vladimir Putin. Në një deklaratë për mediat ruse ai akuzoi Amerikën dhe Maldivet për “rrëmbimin” e djalit të vet dhe e quajti procesin një “gënjeshtër monstruoze”.

Kompjuter me etiketa të ndryshme të ngjituraNdërkohë që vetë hakeri rus u tregua si i penduar për veprimet e veta. Në një letër prej 11 faqesh të publikuar nga New York Times ai i pranon krimet e veta dhe kërkon falje. Ai shpjegon fëmijërinë e tij e vështirë që ka kaluar në vendlindjen e vet në Vladivostok. Në moshën 17 vjeçare ju desh që të ishte pranë nënës së tij që humbi jetën nga një helmim nga alkooli. Më vonë pësoi disa dëmtime të rënda në një atentat terrorist në Marok dhe e mori veten vetëm pas  viti. Kjo bëri që ta linte dhe gruaja dhe që të kalonte një periudhë akoma më të vështirë. “Falenderoj Zotin dhe qeverinë e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës që jam gjallë sot. Unë kisha marrë një rrugë pa kthim deri në ditën e arrestimit tim.” – shkruan ai.

Letra e dërguar nga Seleznev nuk duket se i preku zemrat e ligjvënësve amerikanë.

Në një deklaratë për shtypin prokurori amerikan ndër të tjera tha:

Sot është një ditë e trishtuar për të hakerat në të gjithë botën… Ideja se interneti është një xhungël ku çdokush mund të bëjë çfarë të dojë i përket së kaluarës. Ashtu siç e mësoi tashmë dhe Zoti Seleznev, dhe të tjerët duhet të mbajnë shënim, ne po punojmë ngushtë me partnerët tanë ligjorë kudo në botë për të gjetur, kapur dhe për të sjellë para drejtësisë këdo që përdor internetin për të vjedhur dhe shkatërruar një pjesë të mendjes sonë.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.