28vite pasi shpiku internetin Sir Tim Berners-Lee merr çmimin më prestigjioz të informatikës. Quhet Turing çmimi që konsiderohet si Nobeli i informatikës dhe jepet nga ACM (Association for Computing Machinery). Shoqata e kompjuterave e ka bërë publik lajmërimin në faqen e saj zyrtare në datën 4 prill.

Kush është Tim Berners-Lee

Tim Berners-Lee ka lindur në Angli dhe aktualisht është pedagog i Massachusetts Institute of Technology në Universitetin e Oxfordit. I diplomuar në po atë Universitet në vitin 1976, por në fisikë, po aty krijoi edhe kompjuterin e tij të parë.

tim berners-lee photo
Foto nga campuspartybrasil

Në vitin 1989 propozoi në institutin e kërkimeve europian CERN një projekt mbi ipertestet dhe vuri bazat e World Wide Web. Është pikërisht ai që shpiku termin World Wide Web dhe në tetor të vitit 1990 krijoi browserin e parë në botë.

Në kurrikulumin e tij të pasur Tim Berners-Lee ka një listë të gjatë çmimesh dhe tituj nderi. Në vendlindjen e tij Angli për shembull ka marrë titullin kalorës dhe për këtë arsye njihet në gjithë botën si Sir Tim Berners-Lee.

Tek faqja e World Wide Web Foundation, fondacioni i krijuar nga ai në vitin 2009, Tim Berners-Lee e vë theksin tek rëndësia e webit si një instrument që duhet ti përkasë kujtdo dhe dhe të përhapet kudo.

Çmimi ACM Turing Award

1 milion dollarë çmim

I njohur ndryshe edhe si Nobeli i Informatikës çmimi Turing merr emrin e një tjetër personazhi legjendar në fushën e informatikës. Ashtu si Tim Berners-Lee edhe Alan Turing ishte britanik. Ai njihet ndryshe si babai i informatikës dhe ka qenë një personazh me peshë në fushën e matematikës, por mbi të gjitha të kriptografisë.

Çmimi Turing arrin deri në 1 milion dollarë dhe ka mbështetjen financiare të Google. Ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet në datën 24 qershor dhe përkon me 50 vjetorin e çmimit të parë Turing.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.