Monedha virtuale bitcoin nuk lejohet te reklamohet ne facebook

Facebook ka bërë të ditur që nuk do të lejojë që në faqet e rrjetit social të ketë reklama të kriptomonedhave pasi shpesh ato janë mashtrime. Me këtë vendim kompania godet jo vetëm monedhat virtuale si Bitcoin, Ripple, Litecoin e Ethereum, por edhe kompanitë financiare që promovojnë shërbimin e shit-blerjeve. Vendimi do të zbatohet edhe në kompanitë e tjera në pronësi të Facebook si Instragram apo Audience Network.

Facebook tutelon kështu reklamuesit

Sidoqoftë kompania lë të kuptohet që ky vendim është i përkohshëm. Në fakt Facebook ka nisur të punojë për përpilimin e një strategjie për të përmirësuar reklamat në rrjetin social. Në këtë projekt bën pjesë edhe “pastrimi” i rrjetit social nga reklamat që mund të mashtrojnë përdoruesit, por edhe që i prishin imazhin reklamuesve dhe kompanive serioze. Prej kohësh Facebook është akuzuar që nuk bën aq sa duhet për të mbrojtur përdoruesit nga shumë reklama negative apo edhe përhapja pa kufij e atyre që quhen “fake news”, pra lajmet e rreme. Me sa duket kompania ka vendosur të punojë seriozisht në këtë drejtim. Ndërkohë po punohet intesivisht për të ngritur një sistem më efikas për identifikim dhe eliminimin e reklamave të rreme dhe mashtrimeve.

Efektet mbi monedhat virtuale pritet të jenë negative

Kriptomonedha bitcoin ka pasur luhatje ulje e rritje te vleres

Kohët e fundit  kritpomonedhat kanë pësuar luhatje dhe goditje nga drejtime të ndryshme. Vetëm para disa ditësh u regjistrua në Japoni vjedhja më e madhe në monedha virtuale e ndodhur ndonjëherë në këtë sektor. Tek serverat e Coincheck u zhdukën monedha virtuale me një vlerë prej gati gjysëm miliardi dollarë (534 milionë) nga llogaritë e rreth 260 mijë përdoruesve. Pas euforisë së fundvitit 2017 gati të gjitha monedhat virtuale kanë regjistruar rënie të dukshme nga 30 % deri edhe 60 % në një muaj. Vendimi i Facebook padyshim që nuk do e ndihmojë besimin e investitorëve të sektorit madje mund të vërë në lëvizje edhe kompani të tjera të reklamave.

Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi sigurinë në rrjet. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.