Bitcoin është kriptomonedha e parë virtuale dhe ndoshta për këtë arsye edhe më e famshmja. Ajo funksionon në nivel global dhe është e decentralizuar pasi sistemi i shitblerje nuk varet nga një bankë qëndrore ose nga një administrator i vetëm. Në fakt ajo është e ideuar dhe themeluar nga Satoshi Nakamoto, por nuk dihet nëse ai është një person i vetëm apo një grup personash. Shkëmbimet me bitcoin bëhen direkt midis përdoruesve, pra pa ndërmjetës. Kushdo mund të blejë e të shesë bitcoin, por edhe mund ti shkëmbejë ato me monedha të tjera apo edhe të bëjë pagesa. Janë të shumta aktivitet tregtare që pranojnë pagesa me Bitcoin. Për këtë argument kemi folur edhe më parë në këtë artikull.
Bitcoin u krijua 9 vjet më pArË
Satoshi Nakamoto e krijoi për herë të parë Bitcoin në janar të vitit 2009 pra tashmë 9 vite më parë. Që atëherë vlera e monedhës së parë virtuale është rritur disa mijëra herë. Në të njëjtën kohë merkatoja e kriptomonedhave është pasuruar me shumë të tjera. Kriptomonedhat e reja që janë krijuar më pas quhen zakonisht AltCoin domethënë monedha alternative. Disa prej tyre janë Ripple, Litecoin, Bitcoin Cash, Ethereum etj.
Megjithëse Bitcoin janë monedha virtuale vlera e tyre është po aq reale sa dhe ajo e floririt
Bitcoin quhen edhe monedha virtuale pasi ato nuk mund të ruhen në formë fizike, pra nuk janë monedha metali ose kartëmonedha, por mund ruhen vetëm në formë dixhitale. Ato mund të ruhen në rrjet si një dokument ose edhe offline për shembull në kompjuter, telefon, tablet apo dhe hard disk. Nëse ruhen në rrjet rreziku që të vidhen është më i lartë nëse nuk merren mirë masat për ti ruajtuar. Nga ana tjetër, nëse ruhen offline, ka më pak rrezik. Sidoqoftë duhet kujdesur që të mos prishet ose humbitet instrumenti ku ruhen. Pra rreziku nuk është asnjëherë zero. Në fakt llogaritet se deri më sot janë humbur Bitcoin me vlerë rreth 30 miliardë dollarë.
Interesi për monedhat virtuale është gjithnjë në rritje dhe tërheqës. Për këtë arsye do të kthehemi të flasim më vonë për këtë temë e më me hollësi së shpejti.















