Kreu Rrjete sociale Twitter Planifikon të Heqë Limitin e 140 Gërmave

Twitter Planifikon të Heqë Limitin e 140 Gërmave

Me sa duket Twitter do të lejojë përdoruesit të “cicërojnë” më gjatë se tradicionalisht

0
579
shkrimi-twitter-me-zogun

Ajo që ka qenë deri më sot baza e funksionimit të Twitter duket se së shpejti do të ndryshojë. Sipas Recode Twitter është duke ndërtuar një funksion të ri që do të lejojë përdoruesit të “cicërojnë” më gjatë se tradicionalisht e ta kalojnë kufirin e 140 karaktereve. Nuk ka akoma një datë të saktë por duket sikur kompania synon një datë testimi nga fundi i tremujorit të parë të 2016. Sipas burimeve brenda kompanisë duket sikur Twitter është duke konsideruar një limit prej 10.000 karakteresh.

Twitter është duke testuar një version të produktit në të cilin tweetet shfaqet në të njëjtën mënyrë si tani, d.m.th vetëm 140 karaktere, por me një si lloj linku që lejon të visualizohet më shumë përmbajtje që në fillim nuk mund të shihet. Pasi klikohet mbi një tweet ai do të zgjerohet për të zbuluar më shumë përmbajtje. Sidoqoftë asgjë nuk është vendosur përfundimisht e vendimet mund të ndryshojnë pasi ky dizajn nuk është domosdoshmërisht i formës së prerë – thonë burimet.

Jo më 140 karaktere, por deri në 10000 megjithëse nuk është marrë akoma një vendim përfundimtar e nuk dihet se kur.

Reagimet

Ky vendim i kompanisë ka çuditur shumë operatorë të sektorit së teknologjisë pasi rrëzon nga themelet atë është essenza e shërbimit të ofruar nga kompania dhe veçantia që e dallon nga konkurrenca: aftësia për të qenë konciz. Me shumë pak fjalë e ndonjë batutë dhe jo me argumenta të stërgjatura arrihet të shpjegohen ide, të bëhet shaka, pyetje e vëzhgime.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.