Kreu Dizajn Një Buton i Ri “Më Pëlqen” e Emoj të Reja në Facebook

Një Buton i Ri “Më Pëlqen” e Emoj të Reja në Facebook

Me sa duket kompania Facebook ka testuar reagimet e përdoruesve në periudhën menjëherë pas sulmeve terroriste në Francë

0
618
dora-gishti-sipër-facebook

Pas më shumë se katër muajsh testesh brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara kompania e Mark Zuckenberg ka lënë të kuptojë se së shpejti do të dalë një buton i ri “më pëlqen”. Sipas Bloomberg dalja e butonit të ri në Faceook do të shoqërohet edhe me disa emoj të rinj.

Fillimisht ishte folur për një buton të ri “Nuk më pëlqen”, por kompania i përgënjeshtroi menjëherë ato zëra. Bëhej fjalë në fakt për mundësira të reja për të shprehur ndjenjat jo vetëm nëpërmjet butonit “Like” por edhe me emoj të veçantë dhe më të përshtatshëm dhe të saktë, si dashuri, trishtim, zemërim dhe shumë më tepër. Në këtë mënyrë, përdoruesve u jepet mundësia të shprehin më me qartësi mendimet dhe ndjenjat e tyre mbi përmbajtjen e një posti. Përdorimi, në fakt, i vetëm butonit “Më pëlqen” është shumë i kufizuar në mjaft raste, si, për shembull, për komentuar përmbajtjen e lajmeve negative ose të trishtë.

Përdoruesve u jepet mundësia të shprehin më me qartësi mendimet dhe ndjenjat e tyre si: dashuri, trishtim, zemërim, etj.

Duket sikur Feisbuku ka testuar reagimet e përdoruesve në periudhën menjëherë pas sulmeve terroriste në Francë. Shumë njerëz u ndjenë të limituar në shprehjen e emocioneve pikërisht për faktin se nuk donin të përdornin butonin “Më pëlqen”.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.