Një telefon-tablet 24 karatë që do të dalë në treg me çmimin 1960 dollarë
Kompania kineze Shallots nuk është aspak e njohur në merkaton e prodhimeve dixhitale. Në fakt bëhet fjalë për një kompani relativisht të re dhe jo në nivelin e kompanive të tjera të mirënjohura kineze si AliBaba, Baidu, Xiaomi, Huawei apo HTC. Shallots ka nxjerrë në prodhim disa pajisje dixhitale, por asnjëra prej tyre nuk ka arritur të tërheqë vëmendjen e konsumatorëve.
Kësaj rradhe duket sikur kompania po tërheq vëmendjen të paktën të mediave dhe të shohim nëse edhe të konsumatorëve më vonë. Pajisja e re Phablet, që kompania po hedh në treg, do të ketë jo vetëm një material më vlerë siç është floriri 24 karatësh. Shallots premton që ky luks do të shoqërohet me karakteristika teknika të avancuara dhe që do arrijnë të përmbushin kërkesat dhe pretendimet e një klase konsumatorësh le të themi “pakëz të veçantë”.
Fotokamera 16 megapixel dhe RAM 4 GB
Karakteristikat
Kompania do të vërë në dispozicion të klientave një instrument me procesor 64 bit Qualcomm Snapdragon 810 dhe GPU Adreno 430. Ekrani do të jetë FULL HD 6 inch dhe Rami 4 GB. Memorja e brendshme do jetë 128 GB dhe me një portë micro SD. Të gjitha këto karakteristika së bashku me një cilësinë e materialit e ngrenë pakëz çmimin e Phablet që mendohet se do të jetë rreth 1960 $.















