Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg (Blomberg Billionaries Index) pronari i kompanisë së shitblerjeve në internet Amazon renditet i dyti ndër njerëzit më të pasur në botë. Me një pasuri prej 75,7 miliardë dollarë Jeff Bezos ja kalon Armancio Ortegës dhe Warren Buffet. Sipërmarrësi dhe filantropi Warren Buffet renditet i treti me 75,3 miliardë $. Në vendin e katërt spostohet pronari spanjoll i dyqaneve të famshme Zara Armancio Ortega me 73,3 miliardë $. Ky i fundit është ndërkohë njeriu më i pasur në Evropë.
10.3 miliardë dollarë është shuma që i është shtuar pasurisë së Jeff Bezos në vitin 2016
Viti 2016 duket të ketë qenë me të vërtetë i leverdisshëm për themeluesin e Amazon Duke i shtuar pasurisë së tij 10,3 miliardë $ në një vit Jeff Bezos arrin në vendin e dytë ndër njerëzit më të pasur në botë. Vetë kompania Amazon i ka rritur të ardhurat me 136 miliardë dollarë në vitin 2016.
Tre ndër pesë më të pasurit vijnë nga bota e teknologjisë
Një ndër karakteristikat që bie menjeherë në sy është përqindja e madhe e miliarderëve që vijnë nga investimet në fushën e teknlogjisë dhe internetit. Në dy vendet e para renditen Bill Gates dhe Jeff Bezos, ndërkohë që në vendin e pestë renditet Mark Zuckerberg. Ndërkohë që në vendin e nëntë renditet themeluesi 72 vjeçar i kompanisë së databazave Larry Ellison. Janë 4 pra personat që vijnë nga bota e teknologjisë ndër 10 më të pasurit në botë. Dhe lista nuk mbaron këtu. Në vendin e 11 dhe të 12 renditen themeluesit e Google Larry Page dhe Sergey Brin.
Mark Zuckerberg renditet në vendin e pestë
Megjithëse pasuria e pronarit të Facebook në vitin e kaluar ka qenë më e lartë se ajo e Jeff Bezos pronari i rrjetit social më të famshëm është “vetëm” në vendin e pestë. Të ardhurat e Facebook vitin e kaluar janë rritur me 28 miliardë. Nga këto 11,3 miliardë i kanë shkuar pronarit 32 vjeçar të kompanisë.
Vendi i parë i takon akoma Bill Gates
Ndërsa habit në një farë mënyre pozicioni i themeluesit të Amazon duket tashmë normal pozicioni i një tjetër personazhi të lidhur me teknlogjinë. Themeluesi i kompanisë së softuereve më të madhe në botë Microsoft vazhdon të renditet në vendin e parë. Me thënë të drejtën Bill Gates ka vetëm 2,4 % të aksioneve të Microsoft pasi është larguar prej vitesh nga kompania. Pasuria e tij, sipas Bllomberg, vjen nga investime dhe aksione në fusha të ndryshme. Bill Gates ka puer shembull aksione në firma publike si Canadian National Railway, Deere dhe Ecolab.














