Kreu Biznes Amazon Amazon Key: Shërbimi Që Dorëzon Pakon Brenda Në Shtëpi

Amazon Key: Shërbimi Që Dorëzon Pakon Brenda Në Shtëpi

Amazon ka ideuar shërbimin që dorëzon pakon e porositur online brenda në shtëpi. Gjithçka kryhet në siguri të plotë, e kontrolluar dhe e regjistruar nga një telekamër e specializuar

0
864
Shërbimi Amazon Key që dorëzon pakon brenda shtëpisë

Amazon vazhdon të habisë me risitë që sjell në botën e tregtisë. E reja e fundit quhet Amazon Key (çelësi Amazon) dhe është një ide sa interesante ad edhe e dobishme. Janë gjithnjë e më shumë njerëzit që blejnë vazhdimisht në internet, por nuk gjenden në shtëpi në momentin që arrin pakoja. Amazon i ka dhënë një zgjidhje edhe këtij problemi. Pakon e porositur mund ta gjejnë brenda në shtëpi dhe në siguri të plotë.

Shërbimi Amazon Key do të jetë efektiv në shumë qytete të Shteteve të Bashkuar duke nisur nga data 8 nëntor.

Shërbim i sigurt dhe i kontrolluar

Amazon e ka testuar prej kohësh shërbim e dorëzimit të pakove në shtëpi dhe me sa duket testimi ka dhënë rezultate pozitive. Jo vetëm kaq. Shërbimi ka ngjallur interesin dhe të shumë kompanive të tjera aktive në fushën e biznesit online.

Kontroll me Telekamër dhe çelës shtëpie intelligjent

Mbi të gjitha Amazon ka menduar të tutelojë klientat e vetë në mënyrë që cilido që ble në internet të jetë i sigurt dhe i qetë. Për këtë arsye kompania më e madhe e tregtisë online ka bashkëpunuar me një sërë kompanish të tjera që janë të specializuara në fushën e sigurisë. Rezultati është Amazon Key In-Home Kit, një sistem i sofistikuar sigurie që përfshin një telekamër sigurie dhe një çelës shtëpie inteligjent. Ky kit kushton 249,99 dollarë (rreth 28.000 lekë të reja) dhe instalohet në shtëpi nga teknikë të specializuar në siguri. Telekamera jo vetëm që regjistron gjithçka që ndodh tek dera e shtëpisë, por përdor një sistem survejimi online që mund të kontrollohet nga klienti. Në momentin që pakoja e blerë në Amazon është dAmazon Key. porta hapet me kjod dhe në siguri të plotëuke arritur në shtëpi klientit i arrin një mesazh në telefon. Atëherë ai mund të kontrollojë direkt nga telefoni ose kompjuteri momentin e dorëzimit. Edhe nëse blerësi nuk ka mundësi të kontrollojë momentin e dorëzimit ky nuk një është problem. Sido që të jetë Amazon aktivizon sistemin e vetë të kontrollit nëpërmjet Amazon Cloud Cam, me anë të një shërbimi që regjistron momentin e hapjes së portës nga postieri dhe të dorëzimit të pakos.

Dera e shtëpisë nuk do të ketë një çelës të thjeshtë, por do hapet nëpërmjet një kodi. Pronari i shtëpisë mund të vendosë të përdorë sistemin e hapjes sëAmazon Key siguri e plotë me çelës ineligjent derës në distancë ose të hapjes nëpërmjet një kodi të integruar në pako. Amazon i siguron përdoruesit që postieri nuk do ketë as çelësin dhe as kodin e hapjes së derës së shtëpisë. Kontrolli në distancë dhe regjistrimi i momentin të dorëzimit do mund të kryhet gjithnjë. Po ashtu çdo blerje është e siguruar deri në 2500 $ në rast se shtëpia do të pësojë ndonjë dëm në momentin e dorëzimit.

 

Me Amazon Key porosit e kontrollon pastrimin e shtëpisë

Amazon Key i nevojshëm edhe për shërbime të tjera

Është interesant fakti që një sistem i tillë survejimi i shtëpisë mund të përdoret edhe për të blerë prodhime nga shitës të tjerë online. Përveç artikujve klientët mund të blejnë edhe shërbime të ndryshme siç është për shembull pastrimi i shtëpisë. Amazon ka bërë disa kontrata me rreth 1200 kompani të ndryshme që janë të interesuara të bëhen partnere e të zgjerojnë biznesin. Ndër këto vlen të përmendet kompania e pastrimeve Merry Maids, shërbimi i së cilës shpjegohet më mirë në këtë video të këndshme promocionale të vetë Amazon.

 

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.