Për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Google dhe kjo të bën të mendosh se projekti open-source është në ditët e tij të hershme. “U mor vendimi për të ndërtuar një sistem open source, në mënyrë që gjithçka të nisë nga fillimi.” – tha punonjësi i Google Brian Swetland në një chatlog të përbashkët në Hacker News.
Google nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment nga Business Insider, por një person brenda kompanisë tha që “Gjithçka do të bëhet publike, do dokumentohet e do publikohet, por nuk është ende momenti.”

Nuk dihet akoma përse Google po krijon një sistem të ri operativ ndërkohë që ka krijuar sistemin Android megjithëse spekullimet janë të shumta. Një eskpert i “Android Police” thotë se mund të ketë aplikime që e bëjnë më të lehtë përdorimin e të ashtuquajturit “Internet i Gjërave” (Internet of Things), pasi sistemi Android nuk është ideal për këtë teknologji. Kjo lloj teknologjie duket se po lidhet gjithnjë e më shumë me internetin kështu që Google do të luajë rolin e vet me një sistem operativ ashtu siç bëri (me shumë sukses) me Android për telefona e tableta.

Sistemi i ri operativi i Google mendohet se do ketë emrin Google Fuchsia, ashtu si emri i ngjyrës ose i llojit të luleve.

Jo vetëm “Internet of Things” (IoT)

Sistemi Operativ Fuchsia, siqoqoftë, nuk po krijohet vetëm për Internetin e Gjërave. Ai do të përdoret edhe për kompjutera, telefona, tablet madje dhe për “Realtitetin e Shtuar”. Nuk është çudi që ky sistem të përdoret nga Google për të bashkuar në një sistem të vetëm Android dhe Chrome OS, sistemin operativ të Google për kompjutera.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.