Kreu Biznes Projekti i Google për Drona Fluturues dhe Tokësorë

Projekti i Google për Drona Fluturues dhe Tokësorë

Një objekt me rrota do të ndjekë dronin fluturues e do të plotësojë shërbimin që kryejnë dronët

0
868
NJë dron i bardhë mbi çatinë e një shtëpie

Dronat duket se po përdoren gjithnjë e më shumë nga kompanitë e mëdha për të dorëzuar pako. Amazon ka kohë që ka nisur projetin Amazon Prime Air për dorëzimin e pakove me anën e objekteve fluturuese. Para nja 1 viti e gjysëm, në gusht të vitit 2014, edhe Google shpalli projektin Project Wing, shërbimin e dorëzimit të pakove nga ana e dronëve. Sidoqoftë nuk ka qenë shumë e qartë se si do funksiononte ky shërbim. Para pak kohësh u zbulua një patentë e depozituar nga Google tek Zyra e Patentave Amerikane (United States Patent and Trademark Office).

Nuk është akoma e qartë sesi do funksionojë, por ka gjasa që të bëhet fjalë për një makinë që do të ndjekë dronin nga toka ndërsa ai fluturon drejt vendit ku do dorëzohet malli nëpërmjet sinjalit GPS. Në njëfarë momenti droni do të depozitojë pakon në objektin tokësor dhe do të jetë ky i fundit që do ta dorëzojë atë tek marrësi. Brenda objektit tokësor mund të jetë një person ose një sistem tjetër do të dorëzojë pakon.

Ka me të vërtetë pak informacione për periudhën se kur do fillojë të funksionojë ky sistem. Për më shumë informacione duhet pritur viti tjetër.

Megjithëse dronët janë zhvilluar shumë në periudhën e fundit ata nuk munden akoma të dorëzojnë pako brenda pallateve ose nëpër lagje shumë të populluara. Madje shpesh në ambjente urbane ata e kanë të ndaluar të hyjnë ose nuk mund të zbresin nën njëfarë lartësie. Objekti i projektuar nga Google do të duhet pikërisht për të mbuluar këtë hallkë të fundit të sistemit të dorëzimit.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.