Kreu Biznes Zanco Tiny T1, Telefoni më i Vogël në Botë

Zanco Tiny T1, Telefoni më i Vogël në Botë

Është i madh sa një domino dhe peshon vetëm 13 gramë, por ka edhe një çmim të leverdisshëm

0
1666
Nje telefon zanco tiny t1 ne pellemben e nje njeriu
Telefoni Zanco Tiny T1

Telefoni më i vogël në botë peshon sa një monedhë, por mund të përdoret për të kryer të gjitha veprimet që kryhen me një telefon normal. Ai quhet Zanco Tiny T1 dhe ka të gjitha karakteristikat që kanë telefonat që përdoren për të bërë telefonata. Padyshim që për të bërë foto e për ti shpërdarë ato në rrjetet sociale nuk është telefoni i përshtatshëm. Kjo për arsyen se sistemi i tij operativ nuk është Android apo iOS e nuk përdor rrjetet 3, 4 apo 5 G. Zanco Tiny T1 është një telefon i thjeshtë që funksionon me rrjetin 2G dhe mund të mbajë në memorje deri në 300 numra telefoni dhe 50 mesazhe.

Do kushtojë rreth 35 €

Ideja lindi nëpërmjet platformës së crowdfunding Kickstarter për të sjellë në jetë telefonat e para 10-15 viteve që kushtonin relativisht lirë dhe kryenin ato funksione që duhet të kryejë një telefon: telefonata. Më pas ideja u zhvillua akoma dhe së shpejti (në maj të këtij viti) mendohet se do hidhet në treg. Me të mund të telefonohet deri në 180 minuta ndërsa në stand by duron deri në 3 ditë. Për tu karikuar ka një portë micro USB kurse karta sim është nano sim card si ajo e Samsung Galaxy S6 (Edge) apo iPhone 5, 6, 7, 8 apo X.

Nëse të interesojnë artikuj të tjerë me kuriozitete nga bota e shkencës dhe teknologjisë të lutem kliko këtu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.