Apple-MacBook_iMac_Fortune_iPad

Itakon përsëri Apple vendi i parë në renditjen e kompanive më të vlerësuara në botë. Renditja bëhet çdo vit nga revista me qendër në New York në bashkëpunim me kompaninë e sondazheve Korn Ferry. Për të zgjedhur 50 kompanitë më të admiruara në botë janë marrë në pyetje 3900 shefa, drejtues dhe analistë të sigurisë. Çdokujt i është kërkuar të bëjë një renditje të 10 kompanive që admironin më shumë.

Apple vlerësohet sidomos për inovacionin

Për Apple nuk është një suprizë që del në vendin e parë. Në fakt ajo e mban këtë pozicion që prej 11 vitesh. Kompania që ka hedhur në treg produkte të suksesshme nga të gjithë si iPhone, iPad, Macintosh, iPod, etj ka marrë vlerësimet më të larta në shumë kategori. Ajo është vlerësuar sidomos për inovacionin, cilësinë e produkteve, indeksin e konkurrencën globale, stabilitetin financiar dhe cilësinë e menaxhmit.

Shumë prej kompanive të fushës së internetit dhe teknologjisë si Google, Amazon, Microsoft renditen ndër 10 vendet e para

Sondazhi është bërë mbi të gjithë sektorët e biznesit dhe të prodhimit, por në 3 vendet e para gjejmë kompani të fushës së teknologjisë. Në vendin e dytë renditet kompania e shitjeve në Internet Amazon e pas saj Alphabet kompania e themeluar nga ristrukturimi në vitin 2015 i kompanisë së mirënjohur Google. Microsoft renditet në vendin e shtatë ndërsa në vendin e pestë gjejmë kompaninë e famshme të ushqimeve Starbucks. Po Facebook? Kompania më e famshme e rrjeteve sociale renditet “vetëm” në vendin 1 12.

Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi biznesin. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.