Kreu Biznes Apple MacBook Pro, Air dhe iPad do të Dalin Në Treg Në Tetor

MacBook Pro, Air dhe iPad do të Dalin Në Treg Në Tetor

Pas iPhone 7 që do hidhet në treg në muajin shtator Apple po rinovon edhe iPad e Mac me MacBook Pro e MacBook Air. Më pas do të dalë në treg edhe iMac

0
708
Duar mbi tastierën e mac, kafe, iPad dhe iPhone

Pas zyrtarizimit të hedhjes në treg të iPhone në datën 7 shtator, ka zëra që Apple mund të rinovojë vetëm një muaj më vonë kompjuterat Mac dhe bashkë me ta ka shumë mundësi edhe iPad Pro.
Sipas Bloomberg burimet anonime thonë që Apple po planifikon të rifreskojë së bashku me modelet e kompjuterave edhe disa karakteristika të softwareve, madje edhe të prezantojë karakteristika të reja software për iPad Pro.

Përsa i përket përmirësimeve të sistemit operativ dhe programeve të tjera për iPad këto bëhen me qëllim që të ndihmojnë majën shkruese (Stylus). Përmirësime do të ketë, padyshim, edhe në hardwaret e të gjithë kompjuterave të përmendur më sipër.

Së bashku me sistemin e ri operativ MacOS Sierra konfirmohen thashethemet që kanë qarkulluar gjatë gjithë verës. MacBook Pro, laptopi me profil të hollë, do të ketë tashmë tastierën e përdorur më parë tek MacBook, si dhe në pjesën e sipërme të saj një rrip të veçantë OLED dhe touchsreen. MacBook Pro i ri mund të përfshijë gjithashtu sistemin e sigurisë Touch ID që ndoshta do të skanojë shenjat e gishtave direkt nga trackpadi.
MacBook Air do të jetë akoma më i lehtë, do ketë të paktën një portë USB-C, mbështetje për standartin Thunderbolt 3, etj. Nuk dihet akoma nëse do të ketë ventilator apo jo, ashtu si MacBook i dalë më parë”

Për ekranet me standard 5K Apple duket sikur po bashkëpunon me LG dhe nuk do nxjerrë më ekranet Thunderbolt Display për iMac për të cilët është folur më parë.

Risi edhe vitin e ardhshëm

Jo të gjitha këto prodhime do të dalin brenda këtij viti. Ka shumë mundësi që disa karaktertistika të programeve të iPad Pro të dalin brenda vjeshtës, kurse përditësimi i sistemit operativ me përmirësime më të rëndësishme të bëhet në gjashtëmujorin e parë të vitit tjetër. Pak kohë do të duhet edhe për iMac, pasi Apple po i kushton një kujdes të veçantë bashkëpunimit me LG për të rinovuar ekranin.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.