Kreu Aplikime Aplikimi Transmission për Shkarkimin me Torrent i Mac OS Infektohet Përsëri me...

Aplikimi Transmission për Shkarkimin me Torrent i Mac OS Infektohet Përsëri me Malware

Edhe kompjuterat e prodhuar nga Apple nuk janë krejtësisht imunë ndaj virusave

0
773
Logo e aplikimit transmission

Malueri i zbuluar arrinte të hynte në Keychain, skedari ku ruhen fjalëkalimet, pikërisht nëpërmjet Transmission, programit të famshëm për shkarkimin e torrent. Është hera e dytë brenda 5 muajve që Transmission infektohet nga një virus. Zbulimi u bë nga kompanie e sigurisë informatike ESET  e cila raportoi për virusin e quajtur OSX/Keydnap. Hackerat arrinin të vidhnin fjalëkalimet e ruajtura në Keychain duke hyrë nga një backdoor të krijuar nëpërmjet aplikimit Transmission. ESET shpjegoi se nuk ishte plotësisht e qartë sesi kompjuterat infektoheshin nga OSX/Keydnap, por ka shumë mundësi që të ketë ndoshur nëpërmjet shkarkimit të videove, programeve ose filmave nga faqe të pasigurta.

Ekspertët e ESET thonë që ka shumë mundësi që dokumenti që përmbante virusin të ketë qenë në formën e një dokumenti zip i cili pasi hapej, në brendësi të tij kishte një dokument që dukej i sigurt me prapashtesë të njohur si për shembull .txt ose .jpg pra tekst ose foto.

Vetëm se në fund të emrit të dokumentit kishte një hapësirë. Kjo bënte që dokumenti të hapej nga Terminal, programi për ekzekutimin e aplikimeve të avancuara, dhe jo me programet specifikë për tekste ose foto si TextEdit ose Preview. Me anë të Terminalit aplikimi arrinte të hynte në direktorinë ku ruhen të gjitha fjalëkalimet.

Ajo që shqetëson më shumë është fakti që virusi arriti të hynte nëpërmjet një burimi të sigurt siç është aplikimi Transmission.

Reagimi i menjëhershëm

Duhet thënë se vetëm pak minuta pasi ekspertët e ESET njoftuan Transmission skuadra e aplikimit arriti ta hiqte menjëherë maluerin nga serveri dhe nisi menjëherë hetimin për të zbuluar sesi hackerat arritët të bënin diçka të tillë.

Ku të kontrollojmë

Sipas ESET versioni i virusit është i datës 28 gusht 2016 dhe kompania thotë se ka shumë mundësi që kush ka shkarkuar version e Transmission 2.92 nga 28 deri më 29 gusht ta ketë kompjuterin të infektuar. Sidoqoftë sipas kompanisë dokumentat e infektuar kanë qendruar në server vetëm për disa orë pa bërë asnjë ditë të plotë.

Për të qenë të sigurt e më të qetë ekspertët e Transmission këshillojnë të kontrollojmë në direktoritë mëposhtme:

  • /Applications/Transmission.app/Contents/Resources/License.rtf
  • /Volumes/Transmission/Transmission.app/Contents/Resources/License.rtf
  • $HOME/Library/Application Support/com.apple.iCloud.sync.daemon/icloudsyncd
  • $HOME/Library/Application Support/com.apple.iCloud.sync.daemon/process.id
  • $HOME/Library/LaunchAgents/com.apple.iCloud.sync.daemon.plist
  • /Library/Application Support/com.apple.iCloud.sync.daemon/
  • $HOME/Library/LaunchAgents/com.geticloud.icloud.photo.plist

Nëse gjejmë këto file ka shumë mundësi që komjuteri ynë të jetë i infektuar nga virusi i cili mund të hiqet lehtësisht me një skanim të kompjuterit. Për më shumë informacione Transmission ka krijuar këtë faqe ku shpjegohet sesi ta sigurojmë kompjuterin për të qenë më të qetë.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.