Në tetor të 2017s një agjensi hapësinore japoneze zbuloi një gropë të madhe në hapësirën e Hënës. Një grup shkencëtarësh të Purdue University në Amerikë eksploroi më tej studimin japonez dhe nxorri disa të detaje të tjera më interesante.
NJë gropë 1 km E thellë dhe 50 km e gjatë
Të dhënat u dërguan nga sonda Selene e bëhet fjalë për një hapësirë rreth 50 kilometra të gjatë e 1000 metra të thellë nën sipërfaqen e Hënës. Një hapësirë e tillë mund të mbajë brenda një qytet shumë më të madh se Tirana. Aspekti më i rëndësishëm është se akomodimi i kolonëve të parë në një gropë lejon mbrojtjen nga meteoritët që godasin Hënën në mënyrë të vazhdueshme, por edhe nga ndryshimet e forta e të shpeshta të temperaturës. Në fakt, sipas shkencëtarëve, kushtet atmosferike në këtë gropë janë shumë më të qëndrueshme se në sipërfaqe dhe mendohet se do të ketë mungesë radiazioni që është padyshim shumë i dëmshëm për njeriun. Megjithatë gropa e zbuluar nuk është eksploruar akoma në detaje. Ajo që dihet me siguri është se ndodhet nga faqja e Hënës përballë Tokës.
Zbulimi i bërë nga sonda Selene është interesant pasi i hap rrugën për të parën herë ëndrrës së superfuqive botërore për të dërguar kolonët e parë në hapësirë. Sot për sot vetëm SHBA ka arritur të dërgojë njeriun në hënë me misionin e famshëm Appollo 11 të vitit 1969 kur Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin zbritën në hapësirën e saletilit të vetëm të tokës. Edhe Kina bashkë me Rusinë kanë deklaruar qartë synimin për të dërguar njeriun në Hënë në vitet 2030 – 2036. Në fakt është Rusia shteti që për herë të parë nisi eksplorimin me sondë të Hënës në vitin 1959.
NASA nën drejtimin e presidentit Trump ka vendosur të braktisë synimin për të dërguar njeriun në Mars dhe ta kthejë interesin drejt Hënës.
Fantazia dhe synimi i njeriut për të pushtuar hapësirën duket se do të bëhet realitet së shpejti falë edhe investimeve në rritje, por edhe progresit teknologjik të viteve të fundit. Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence deklaroi pas takimit të Këshillit Kombëtar të Hapësirës (National Space Council) se Shtetet e Bashkuara do ti përqëndrojnë investimet e tyre mbi hapësirën në Hënë. Ky është një sinjal tjetër i administratës së presidentit Trump për të shkëputur lidhjen me administratën e presidentit Obama. Në fakt presidenti i mëparshëm dhe Nasa kishin vendosur ti spostonin investimet drejt dërgimit të njeriut në Mars.
Nëse të interesojnë artikuj të tjerë me kuriozitete nga bota e shkencës dhe teknologjisë të lutem kliko këtu













