Komisioni i Europës duket se ka planifikuar një projekt me të vërtetë ambicioz. Qytetarët euroopiane do të jenë përherë të lidhur në internet kudo që ndodhen falë projektit që do të bëhet së shpejti realitet. E nisur në vitin 2016 ideja është miratuar edhe nga Parlamenti i Europës. Le të shohim pra më me hollësi se për se bëhet fjalë.
Internet i shpejtë në hapësirat e përbashkëta
120 milionë euro investime
Me sa kuptohet Komisioni europian është kujdesur që mos ti bëjë konkurrencë direkte kompanive të shumta europiane që ofrojnë shërbimet e internetit kudo në Europë. Për këtë arsye interneti do të jetë falas, por do të mund të përdoret vetëm në hapësirat publike siç janë për shembull parqet, bibliotekat, institucionet, sheshet, ambulancat, spi
talet, muzetë, etj. Iniciativa të tilla nuk janë të reja për vendet europiane. Shumë bashki dhe krahina në Europë ofrojnë internet falas për qytetarët e vetë me rezultate shpesh herë pozitive e shpesh jo aq. Madje siç e dimë edhe në Shqipëri ka ndonjë projekt të tillë.
Ajo që bën përshtypje kësaj radhe është se kjo iniciativë po ndërmerret nga një istitucion me të vërtetë gjigand dhe që premton të ofrojë një shërbim cilësor e të shpejtë. Përveç kësaj premton se do t’ja ofrojë shërbimin kujtdo pa marrë parasysh të ardhurat ose se ku ndodhet.
Ja si shprehet presidenti i Komisionit të Europës Jean-Claude Juncker
Lidhje për të gjithë do të thotë që nuk është e rëndësishme se ku jetohet apo sa fitohet. Sot propozojmë që të pajisim brenda vitit 2020 çdo shtet dhe qytet europian me një lidhje interneti wireless falas në pikat kryesore të grumbullimeve publike.
Madje sipas planit iniciativat lokale ekzistuese nuk do të shuhen. Atyre do ti jepet mundësia që ti bashkohen projektit të ri europian për të krijuar një rrjet më të fuqishëm e gjithëpërfshirës.
Investimi kap shifrën e 120 milionë eurove dhe synohet që të arrijë në çdo skaj të europës. Sipas faqes zyrtare të Komisionit së Euopës interneti i shpejtë do ti ofrohet nga 6000 deri në 8000 komuniteteve lokale brenda vitit 2020.















