Prodhime natyrale_vaj-buke-miell-ereza

Njihet si një ndër kompanitë më të suksesshme në shitjen online. E megjithatë Amazon vendos të investojë edhe në dyqane dhe supermerkato tradicionale. Duket pakëz e çuditshme, pasi sidomos në Amerikë, shumë dyqane ndjejnë konkurrencën e kompanive që shesin online si Amazon. Por në fakt strategjia e kompanisë së drejtuar nga Jeff Bezos është largpamëse. Në fakt Amazon ka blerë Whole Foods që është një zinxhir supermerkatosh me rreth 450 dyqane.

13,7 miliardë dollarë blerje

Whole Foods është një kompani që ka investuar në prodhime ushqimore cilësore natyrale dhe me orgjinë të kontrolluar. Ajo është ndër kompanitë ushqimore më të pëlqyera në Amerikë që prej 4 dekadash. Ekspertët janë të mendimit që pas blerjes nga Amazon numri i dyqaneve do të rritet dhe kjo do të sjellë fitime të reja ekstra për Amazon. Por fitimet do të vijnë jo vetëm nga dyqani fizik. Thuhet se analistët e Amazon kanë vërejtur njëfarë lidhje midis biznesit online dhe prezencës së dyqaneve fizike. Pra në vendet ku ka më shumë dyqane në rrugë edhe blerja online është më e madhe. Ky fakt shpjegohet me faktin që njerëzit kanë mundësinë të informohen më shumë mbi prodhimet e markat aty ku ka më shumë dyqane.

Pas hapjes së disa librarive fizike Amazon po investon edhe në prodhimet ushqimore. Gjasat janë që nuk do ndalet këtu.

 

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.