Kreu Biznes Samsungu po Ndërron Furnizuesin e Baterive

Samsungu po Ndërron Furnizuesin e Baterive

Kompania LG Chem do të furnizojë Samsung me bateri për telefonin e ri

0
706
Telefon samsung me kufje

Aktualisht LG Chem është furnizuesi kryesor me bateri i Apple dhe LG, por kohët e fundit edhe Samsung ka treguar interes për bateritë e kësaj kompanie. Sipas gazetës koreane Chosun Ilbo Samsung Electronics CO LTD ka kontaktuar kompaninë e baterive për të nisur bashkëpunimin.

Duket qartë që kjo lëvizje e Samsung bëhet pas dështimit të Galaxy Note 7s. Sipas kompanisë defekti i smartphonëve vinte pikërisht nga bateria.

Në këtë mënyrë Samsungu mundohet të diversifikojë furnizuesit

Në fillim të shtatorit të këtij viti Samsung u detyrua të tërhiqte nga merkatoja dhe nga blerësit rreth 2,5 milionë telefona Samsung Note 7s. Pasi telefoni që kushtonte 880 $ filloi të kishte problemet e para me baterinë Samsungu porositi bateri zëvendësuese nga China’s Amperex Technology, por edhe bateritë e këtyre të fundit filluan të merrnin flakë.

Samsungu i detyruar të blejë nga konkurrenti

LG Chem është një degë e kompanisë së mirënjohur nga Korea e jugut LG, pra një konkurrent direkt i Samsungut që është po ashtu nga Koreja e jugut. Samsungu detyrohet kështu që “të ulë kokën” e të blejë nga konkurrenti megjithëse për hir të së vërtetës nuk është hera e parë që Samsung ble nga LG. Prej disa kohësh Samsungu ka filluar të blejë edhe ekranet e televizorëve që prodhon nga LG pasi Sharpi, kompania që e furnizonte më parë, e ndërpreu prodhimin.

Cili do të jetë telefoni me ekran LG?

Ngelet vetëm të presim për të zbuluar cili do të jetë telefoni i ri me bateri LG Chem. Mos do të jetë vallë Samsung Galxy S8 që do të prezantohet në merkato në fund të muajit shkurt në Barcelona? Ekspertët mendojnë se jo, pasi duhen mesatarisht rreth 6 muaj për të përgatitur, prodhuar dhe testuar një bateri e koha nuk premton. Për ironi të fatit duket se ka shumë mundësi që telefoni i ri me ekran LG Chem ka shumë mundësi të jetë Samsung Galaxy Note 8.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.