Kriptomonedha Bitcoin, Ripplee Ethereum mbi nje kartemonedhe dollari

Simboli i bitcoin bardhe e ziNdërsa viti 2017 u mbyll me debate e diskutime mbi monedhat virtuale edhe viti 2018 filloi po ashtu. Monedhat virtuale kanë ngjallur shumë interes tek publiku dhe si për gjithçka të re dhe të panjohur me shumë të drejtë njerëzit shfaqin njëfarë pasigurie. Nga ana tjetër janë me qindra mijëra dyqanet apo prodhuesit që pranojnë pagesa me bitcoin. Këtu përfshihen edhe shumë biznese të mëdha e të njohura nga publiku kodo në botë. Ja disa prej tyre:

  • Microsoft pranon pagesa me Bitcoin tek Windows Store dhe XBox.
  • Expedia, një ndër kompanitë më të mëdha të udhëtimeve në botë.
  • Subway, jo të gjithë, por shumë dyqane Subway nëpër botë pranojnë pagesa me Bitcoin.
  • KFC, po si Subway, jo të gjithë dyqanet e kolosit të hamburgerave pranojnë Bitcoin. KFC i Kanadasë për shembull është ndër dyqanet e parë që filloi të pranojë Bitcoin.
  • OkCupid, faqja që organizon takime në internet.
  • Badoo, një faqje tjetër që organizon takime për të rritur.
  • Namecheap, kompania e madhe amerikane që rregjistron faqe interneti.
  • Tesla, kompania e Elon Musk e njohur për prodhimin e makinave elektrike.
  • Zynga e famshme për prodhimin e lojrave në rrjetet sociale si për shembull Farmville.

Po ashtu Bitcoin prej kohësh preferohet e pranohet nga shumë organizata që punojnë në fushën sociale apo të edukimit. Ndër to vlen të përmendim:

  • Wikipedia, fondazioni i enciklopedisë më të madhe online.
  • Save the Children, organizata botërore e bamirësië që punon në fushën e mbrojtjes, ndihmës dhe edukimit të fëmijëve.

Ndërsa këto janë vetëm disa nga bizneset dhe organizatat që pranojnë pagesa me bitcoin numri është gjithnjë në rritje. Po ashtu siç vazhdon të rritet edhe numri i monedhave virtuale. Në fillim të vitit 2018 monedhat virtuale ishin mbi 1380. Vlen të përmendet që shumë aktivitete ndoshta nuk pranojnë pagesa me Bitcoin, por pranojnë monedha të tjera si Litecoin, Ethereum, Ripple, Stellar apo Bitcoin Cash, monedha virtuale e krijuar nga një grup që u shkëput nga Bitcoin.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.