Mund ta quajmë pa asnjë pikë dyshimi “Projekt i së ardhmes” atë që ka bërë Nissan me makinën e saj të re: Nissan Leaf. Kompania e famshme japoneze ka nxjerrë në shitje një makinë me të vërtetë futuriste. Jo vetëm për faktin që është elektrike dhe që vetëparkohet. Dihet tashmë se gati të gjitha kompanitë e sektorit po shkojnë në atë drejtim me ritme padyshim të ndryshme. Madje në tregun e makinave po hyjnë edhe firma të reja si për shembull Tesla e Elon Musk apo dhe Apple e Amazon. Para pak kohësh folëm edhe për risitë që po sjell Elon Musk për sa i përket të ardhmes së makinave.
100 % makinë elektrike
199 kilometra autonomi dhe karikim super i shpejtë
Teknikët e Nissan kanë vendosur të përdorin bateri Litiumi për makinën e tyre të fundit. Këto bateri janë po të njëjtat që përdoren për telefonat celularë që përdorim në jetën e përditshme. Siç e dimë këto bateri kanë jo pak probleme pasi jetëgjatësia e baterisë akoma vazhdon të mos kënaqë përdoruesit. Për këtë arsye shkencëtarët e Nissan kanë gjetur një sërë zgjidhjesh për të optimizuar përdorim e makinës. Po të kemi parasysh që pjesa më e madhe e shoferëve e përdorin makinën në qytet dhe në rrethinat e qytetit 199 km autonomi janë mëse të mjaftueshme. Madje është llogaritur që në një qytet evropian makina përdoret zakonisht për jo më shumë se 100 kilometra në ditë. 199 duhet të jenë pra mëse të mjaftueshme për të paktën dy ditë.

Por më interesant është shpejtësia dhe sistemi i karikimit. Nissan Leaf arrin 80 % të baterisë me vetëm 30 minuta karikim. Dhe sikur mos të mjaftonte kjo makina ka një sistem karikimi që vihet në funksion gjatë frenimit. Mjafton që shoferi të shtypë një buton dhe ta vërë makinën në atë që quhet “Modaliteti B” sidomos kur është në disheza të gjata. Sistemi elektrik fillon menjëherë të rekuperojë energji nga frenat. Për më tepër makina humb shumë pak energji gjatë mospërdorimit. Është llogaritur se humbja e energjisë është vetëm 3 % në muaj nëse makina nuk përdoret.
Sistem parkimi ProPilot Park
Sistem vetëparkimi i avancuar
Sistemi i parkimit ProPilot Park i krijuar nga shkencëtarët japonezë nuk është një sistem parkimi çfarëdo. Bëhet fjalë për një sistem shumë të sofistikuar që e ndihmon shoferin edhe në situatat më të komplikuara. Mjafton që shoferi ti afrohet parkimit që i intereson dhe të mbajë shtypur butonin përkatës. Makina do të parkohet me shumë lehtësi e pa i shkaktuar shumë stres në çfarëdolloj parkimi e situate falë një sistemi telekamerash dhe ultratingujsh.
Përparësitë e makinave elektrike
Vetëm me bateri do të thotë ambient më i pastër, kursim dhe qetësi
Zgjedhja e një makine padyshim që bëhet në bazë të shumë faktorëve. Mbi të gjitha ne pyesim për çmimin e shitjes por edhe për harxhimin e naftës, benzinës apo gazit. Makinat elektrike mund të karikohen edhe në shtëpi dhe kostoja e energjisë është shumë e ulët.
Përveç kësaj një makinë që punon me energji nuk ka as motor dhe një sërë pjesësh të tjera që vihen në lëvizje nga motori dhe prodhojnë gazra të dëmshëm për ambientin, por edhe për ne udhëtarët. Mungesa e shumë pjesëve ka si pasojë pozitive edhe mungesën totale të zhurmave që vijnë nga makina. E vetmja zhurmë që dëgjohet është ajo e erës.
Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi inteligjencën artificiale. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu















