Fëmijë që loz me tablet
Fëmijë që po loz më tablet

U niversiteti i Torontos dhe Spitali i Fëmijëve të Sëmurë në Toronto kanë kryer një studim të përbashkët mbi rreziqet që vijnë nga përdorimi i instrumentave teknologjikë nga fëmijët. Studimi është përqëndruar më shumë mbi efektin që mund të ketë tableti ose telefoni mbi aftësinë për të folur të fëmijës. Rezultati final nuk është aspak i këndshëm.

Sipas studimeve fëmijët fillojnë të lidhin fjalët, pra të thonë fjali të thjeshta në moshën 2 deri 3 vjeç. Në këtë periudhë vogëlushët fillojnë pra të komunikojnë me ambientin që i rrethon nëpërmjet fjalëve e jo vetëm me shenja. Sipas doktoreshës Catherine Birken të spitalit të fëmijëve të Torontos kjo nuk ndodh tek fëmijët që kalojnë një periudhë të gjatë para ekraneve të vegjël.

Studimi i prezanFëmijë me tablet në dorëtuar pak ditë më parë në takimin e Shoqërive të Akademive Pediatrike në San Francisco u krye mbi 900 fëmijë nga mosha 6 mujore deri në 2 vjeç. Sipas studimit 20 % e fëmijëve kalon të paktën 28 minuta në ditë para ekranit të vogël. Ndërsa fëmijët që kalojnë rreth një orë në ditë para ekranit kanë një rrezik 49 % më të madh për të pasur vështirësi në të folur.

Është tashmë një fakt i njohur që edhe fëmijët kalojnë një pjesë të ditës para ekranit të telefonit ose të tabletit. Studimet nuk thonë ti ndalojmë, por vënë në dukje rrezikun për të porsalindurit dhe kohën e gjatë që ata kalojnë para ekraneve të vogla.

Në rrezik edhe gjumi i fëmijës

Studimi kanadez është i pari që merret me efektin që ka teknologjia mbi aftësinë e të folurit, por studime të mëparshme kanë vërtetuar efekte negative. Pak muaj më parë një studim i Universitetit të Londrës tregoi qartë se ka një lidhje direkte midis përdorimit të telefonit e tabletit dhe gjumit.

Telefonat dhe tabletat ndikojnë mbi gjumin dhe trurin

U zbulua se fëmijët që përdorin këto instrumenta 1 orë në ditë flenë mesatarisht 16 minuta më pak. Nëse 16 minuta nuk duken shumë duhet pasur parasyh që gjumi tek fëmijët është shumë i rëndësishëm. Sidomos në vitet e para të jetës mungesa e gjumit mund të sjellë dëmtime në tru.

Sipas shkencëtarëve britanikë mungesa e gjumit mund të jetë e lidhur me dritën blu që vjen nga ekrani e që çrregullon ritmin e zemrës.

 

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.