Logo e një monedhe virtuale bitcoin si në zjarr me ngjyre verdhe e kuq ne sfond te zi

Enë debatin gjithnjë në rritje mbi sigurinë dhe problematikat e monedhave virtuale shtohet edhe një element tjetër. Zbulimi është bërë nga gazeta amerikane Wall Street Journal që flet për një grup islamik tre monedha virtuale bitcoin, ripple e ethereum mbi nje sfond te zime emrin Sadaqah që do të thotë bamirësi në gjuhën arabe. Grupi që thotë se është i lidhur me luftëtarët e xhihadit dhe mundohet ti mbështesë ata kërkon ndihmë sepse “nuk kemi mbulesa për të mbrojtur ushqimet dhe municionet nga shiu“. Kërkesat për ndihmë janë shfaqur në Telegram dhe në Twitter ku shkruhet qartë: “Na mbështesni tani në mënyrë anonime” me Bitcoin.

Me Bitcoin Është gjithçka anonime

Lajmi është konfirmuar pjesërisht edhe nga zëdhënësi i grupit al Sadaqah Hasan Abdo i cili thotë: “Padyshim që pagesat me Bitcoin janë më të shpejta dhe më efiçente e i lejojnë donatorëve por edhe neve që të ngelemi anonimë”. Përveç faktit që transaksionet me Bitcoin janë komplet anonime në web është e mundur të krijohen llogari personale fallco kështu që bëhet e pamundur të kuptohet nga vijnë e ku shkojnë pagesat.

Bitcoin është vetëm njëra nga mënyrat që mund të përdoren nga grupet kriminale për tu financuar

E nëse organizatat terroriste do të vinin re që pagesat me Bitcoin po kontrollohen nuk është e vështirë që të kërkojnë donacione me monedha të tjera virtuale si Ethereum, Litecoin, Bitcoin Cash, Ripple, etj.


Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi kriptomonedhat. Nëse do të dish më shumë të lutem
kliko këtu

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.