Kreu Aplikime Twitter Këshillon Përdoruesit të Ndërrojnë Fjalëkalimin

Twitter Këshillon Përdoruesit të Ndërrojnë Fjalëkalimin

Kompania e njohur e cicërrimave Twitter sapo ka zbuluar një "bug" që nuk i fshihte passwordet si duhet

0
1288
Disa zogj dhe nje note muzike me tela korrenti me qiellin me re ne sfond

Twitter zbuloi dje një problem të rëndë tek serverat e vetë që ruajnë passwordet e përdoruesve. Ajo që ka ndodhur mund të shpjegohet me pak fjalë: Twitter përdor një algoritëm për fshehjen e fjalëkalimeve që i ndalon edhe vetë punonjësve të shohin fjalëkalimet e përdoruesve. Me sa duket kjo teknologji ka pasur një problem që u zbulua vetëm dje. Sistemi që përdorej për të ruajtur passwordet i transformonte ato në shifra e gërma të tjera. Për fat të keq ky sistem nuk ka funksionuar mirë dhe passwordet regjistroheshin ashtu siç i shkruanin përdoruesit. Pra fjalëkalimet mund të shiheshin pa problem nga çdo punonjës i kompanisë.

336 milionë llogari në rrezik

Në mesazhin që ka bërë publik për të denoncuar këtë problem Twitter vë në dukje se për momentin nuk ka asnjë evidencë mbi vjedhje passwordesh. Rreziku mbetet pra vetëm potencial pasi sipas hetimeve të brendshme nuk ka pasur abuzime nga punonjësit e kompanisë. Sidoqoftë, për siguri, kompania i këshillon rreth 300 milionë përdoruesve që të ndërrojnë fjalëkalimet.

Përdoruesit do të shohin një mesazh për të ndërruar fjalëkalimin sapo të hyjnë në faqen e Twitter ose në apklimin e telefonit. Nëse nuk e shihni një mesazh të tillë ndoshta llogaria juaj nuk rrezikohet. Sido që të jetë për siguri mjafton që të hyni në llogarinë tuaj në twitter dhe ta ndërroni fjalëkalimin për të qenë më qetë.

Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi sigurinë në rrjet. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.