logo e google android sistemit operativ te google per smarphone e tablet
Logo e Google Android

Në datën 21 mars Google nxorri versionin paraprak të sistemit operativ për Android. Sipas kompanisë kaliforniane versioni zyrtar për përdoruesit do të dalë në vjeshtën e këtij viti. Sidoqoftë sipas Androidcentral një version më i detajuar sesa ai i dalë në mars pritet të bëhet publik nga mesi i muajit maj. Dy versione të tjera do të dalin nga mesi i qershorit dhe mesi i korrikut.

Instrumentat ku mendohet se do instalohet Android O

Për momentin Android O po testohet tek

  • Google Pixel
  • Pixel XL
  • Pixel C
  • Nexus Player
  • Nexus 6P
  • Nexus 5X

Kjo nuk do të thotë që Android O do të instalohet vetëm në këta instrumenta dhe jo në të tjerë. Padyshim ka gjasa që këta të jenë intrumentat e preferuar si fillim. Në të kaluar, sidoqoftë, ka ndodhur që një sistem operativ të testohet në disa intrumenta dhe pastaj të instalohet tek të tjerë. Si gjithmonë më të apasionuarit mund të provojnë ta instalojnë më parë Android O, por kjo kërkon edhe pak eksperiencë në menaxhimin e problemeve që mund të hasen. Androidcentral shpjegon që instalimi i versionit paraprak të Android kërkon pakëz impenjim dhe eksperiencë. Për këtë arsye ka krijuar edhe një faqe ku shpjegon gjithë procedurën.

Instalimi i versionit për zhvilluesit (developer) Android O është mirë të bëhet në një instrument që përdoret si rezervë dhe jo në atë kryesorin.

Në guidën e mësipërme shpjegohet edhe si mund të kthehemi tek versioni aktual i Android (për shembull Android Nougat) nëse hasim probleme.

Disa nga të rejat e Android O

Një pjesë e mirë e risive të Android O kanë të bëjnë me ndryshimet në ambientin viziv dhe në menu. Do të ketë ndryshime për shembull në aplikimin që menaxhon njoftimet në faqen kryesore. Gjithashtu sistemi do të lejojë një menaxhim më të lehtë dhe më fleksibël të faqes fillestare që bllokon telefonin duke shtuar mundësi të reja. Ndryshime do të ketë edhe në cilësinë e zërit sidomos në përdorim e bluetooth kjo edhe falë një teknologjie të re të krijuar nga Sony. Edhe ikonat mendohet se do të jenë më elastike dhe tastiera ndoshta pakëz më e madhe.

Do të ketë shumë të reja në muajt në vazhdim nga Android O. Nëse jeni të interesuar për më shumë ju lutem na vizitoni së shpejti.

 

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.