Logo jeshile e etiketes (tag) rfid

Teknologjia RFID ose Radio Frequency Identification është një teknologji që siç thotë edhe emri përdor valët e radios për të identifikuar dhe për të ndjekur (tracking) objektet. Sistemi RFID përdor 2 komponentë që janë etiketa (tag) RFID e vendosur mbi një objekt dhe lexuesi RFID ose RFID reader.

Nje aparat leximi (reader) i barcode

Nga ana e tij ky i fundit përdor valët e radios për të trasmetuar sinjalin nga etiketa në aparat. RFID reader mund të marrë forma të ndryshme. Ai mund të jetë një aparat i thjesht leximi si ato që përdoren sot në supermerkato, por edhe një telefon apo një sistem i montuar në një objekt tjetër si tek dera e dyqanit apo tek kruskoti i makinës.

 

Sistemi RFID mund të përdoret gati në çdo fushë

 

Aplikimet e teknologjisë mund të jenë të shumta. RFID mund të përdoret për shembull në supermarkete, magazina, spitale, shkolla, sport, automjete dhe në çfarëdolloj dyqani shitjesh si dyqane këpucësh, prodhimesh ushqimore, librari, etj. Me RFID është e mundur të etiketohet edhe çelësi i makinës apo karta e kreditit. Por jo vetëm në objekte, ajo mund të përdoret edhe tek kafshët ose dhe tek njerëzit. Me teknologjinë RFID mund të etikohen (tag) për shembull kafshët dhe me anë të një aparati (reader) të lexohen të gjitha informacionet e nevojshme nga jeta e asaj kafshe si për shembull ku ka lindur e ka jetuar e informacione të tjera të nevojshme sipas nevojës. Në rastin e zogjve për shembull mund të interesojnë informacione mbi shtegtimin, për kafshët e egra mbi lëvizjen e tyre në pyll e në rastin e bagëtive mbi mënyrën apo fermën ku janë rritur. Informacione të rëndësishme mund të vijnë edhe mbi kafshët shtëpiake si për shembull gjenealogjia apo edhe sëmundjet që mund të kenë kaluar.

Teknologjia RFID duket se do të zëvendësojë Barcode pasi ofron disa avantazhe të rëndësishme

Nje barkode qe perdoret sot ne supermarkete dhe dyqaneNë njëfarë mënyre kjo teknologji është e ngjashme me teknologjinë e përhapur të Barcode, por në dallim nga ajo ka disa avantazhe të rëndësishme. Në radhë të parë lexuesit (reader) RFID nuk kanë nevojë të jetë në afërsi të objektit si aparatet e Barcode. Nëse përdoren valët e shkurtëra largësia është pak a shumë ajo e Barcode, rreth 10 cm, por me valë mesme RFID mund të përdoret edhe nga 1 metër largësi kurse me valë të gjata deri në 15 metra. Informacionet që përmban tag RFID janë më të shumta se sa ato të Barcode e për më tepër mund edhe të përditësohen e korrigjohen sipas dëshirës. Nga ana tjetër kjo krijon mundësinë edhe të përdorimit të parregullt dhe të paligjshëm pasi tag mund të klonohen dhe modifikohen.  Megjithëse për momentin kostoja e teknologjisë RFID është më e lartë se ajo e Barcode avantazhet e shumta që vijnë nga kjo teknologji e bëjnë gjithnjë e më të përdorur.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.