Shkrimi shop ne sfond dhe disa skica kompjuteri, tablet dhe karrelo e nje familje ne ekran

Pronari dhe themeluesi i kompanisë së shitjeve online Amazon bën të ditur numrin e abonentëve. Bëhet fjalë për një shifër me të vërtetë marramendëse po të kemi parasysh që shifra e 100 milionëve është më e madhe se sa popullsia e gjithë Gjermanisë.

Shifër që ndihmon për strategjitë e së Ardhmes

Jeff Bezos e ka bërë të ditur këtë shifër muajin e kaluar në një letër që i ka dërguar aksionistëve të kompanisë. Biznesi i Amazon kap shifrën e disa miliardave dhe 100 milionë abonime nuk janë një shifër shumë e madhe. Abonimi vjetor shkon nga 19 € deri në 99 € ose $ në vit pra mund të shkojë si shifër tek 3-5 miliardë. Sidoqoftë një numër kaq i madh abonentësh është i rëndësishëm për Amazon pasi e ndihmon kompaninë në përcaktimin e strategjive për të ardhmen.

Shifra që tregojnë rritjen e besimit të blerësve

Jeff Bezos vë në dukje se numri i abonentëve është në rritje konstante dhe në vitet e fundit kjo rritje ka qenë marramendëse. Ky është një tregues i rëndësishëm i besimit të blerësve tek Amazon. Siç dihet Amazon është një kompani e njohur në vendet ku zhvillon aktivitetin e saj për cilësinë dhe shpejtësinë e dërgesave. Së fundmi ajo ka futur shërbimin Amazon Prime në Hollandë, Singapor e Meksikë ndërsa ngelen akoma shumë vende ku Amazon nuk e ka zgjeruar akoma aktivitetin si për shembull vendi ynë, Shqipëria.

Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi biznesin. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.